English

Shkodër, automjeti përplas për vdekje të moshuarin

Shkodër, 29 dhjetor NOA - Një 75-vjeçar ka humbur jetën pasi u përplas nga një automjet teksa tentonte të kalonte në anën tjetër të rrugës.

Aksidenti ndodhi sot rreth orës 14.00, në aksin rrugor Mjede - Vau Dejës, në vendin e quajtur Kthesa e Kaçës, kur mjeti tip Fiat-Punto me targa SH 1741 E që drejtohet nga 21-vjeçari Emaldin Smakaj ka përplasur 75-vjeçarin Muharrem  D, i cili po tentonte të kalonte nga njëri kah në kahun tjetër të rrugës.

Menjëherë pas aksidentit i dëmtuari është dërguar në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër në gjendje kritike për jetën dhe rreth orës 17.10, nga dëmtimet e rënda humbi jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po kryen veprimet e para hetimore e proceduriale, ndërkohë drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Shkodër.

k.k/NOA

KOMENTE