English

Trajneri i kombëtares angleze, Kapelo: Bekam të luajë me ne

Londër, 29 dhjetor, NOA - Lojtari David Bekam mbetet serioz dhe një profesionist i madh e për këtë arsye, ia vlen që të mos llogaritet fare mosha e tij para kolegëve të tij më të rinj kur bëhet fjalë për një garë të madhe sportive. I këtij mendimi është shprehur menaxheri i kombëtares angleze, Fabio Kapelo, i cili ka pohuar se do të jetë i kënaqur të zgjedhë Bekamin në ekipin e tij të Kupës së Botës, nëse lojtari luan rregullisht për Milanin.

"Sigurisht, do ta zgjedh atë nëse ai luan dhe nëse është fizikisht në formë. Nuk shoh në moshën e lojtarëve, shoh në kualitetet dhe Beckham ka shumë. Ai është serioz. Ai është një profesionist i madh", ka thënë Kapelo lidhur me një fakt të tillë.

Ndërkaq, Bekam në të njëjtën kohë që po luan për Milanin, është duke menduar edhe rikthimin e tij tek ekipi i Los Angeles Galaxy.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

KOMENTE