Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Durrës, arrestohen tre persona mes tyre një vajzë, shpërndanin kokainë
English

Durrës, arrestohen tre persona mes tyre një vajzë, shpërndanin kokainë

Durrës, 30 dhjetor NOA - Antidroga e policisë së Durrësit ka organizuar mbrëmë një operacion të koduar "Fundviti" i cili u finalizua me shkatërrimin e një grupi shpërndarësish lëndësh narkotike që vepronin në qytetin e Durrësit.

Agim Moriseni, 42-vjeç, Jonida Fekollari, 20-vjeçe dhe Ardinand Petova, 21-vjeç janë arrestuar dje nga policia pasi akuzohen se shisnin drogë.

Burime nga policia thanë se 42-vjeçari Moriseni drejtonte dy të rinjtë të shpërndanin lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.

Në momentin e arrestimit 21-vjeçarit Ardinand Petova iu gjet sasia prej 1.35 gram lënde të cilën dyshohet t'ia ketë dhënë 20-vjeçarja Jonida Fekollari.

Kjo e fundit dyshohet ta ketë marre sasinë e lëndës narkotike tek 42-vjeçari Agim Morseni.

Nga kontrolli i ushtruar, Petovës iu gjet sasi prej 31,85 gramë lëndë narkotike si dhe nga kontrolli në banese iu gjet sasia prej 6.15 gramë lëndë e dyshuar si kokainë.

k.k/NOA

KOMENTE