Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjirokastër, përplasen dy automjete, vdes një 30-vjeçar
English

Gjirokastër, përplasen dy automjete, vdes një 30-vjeçar

Gjirokastër, 30 dhjetor NOA - Një aksident me pasojë vdekjen e një 30-vjeçari ka ndodhur sot në aksin rrugor Sofratik-Libohovë.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në aksin rrugor Sofratik-Libohovë, në vendin e quajtur Kolektor 2, mbi një urë kur automjetit tip-Benz kamion me traga  GJ 9017 A, që drejtohej nga 55-vjeçari Roland Mushi është përplasur me një automjet tip -Fiat Punto me targa greke YOY 52 89, që drejtohej nga 30-vjeçari Elton Musai, lindur dhe banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes, të dy automjetet kanë rënë në kanal me ujë, ku automjeti tip- Benz Kamion ka rënë mbi automjetin tip- Fiat Punto dhe për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme 30-vjeçari Elton Musai drejtuesi i automjetit tip Fiat Punto.

Ndërsa 55-vjeçari është plagosur dhe është transportuar menjëherë në Spitalin rajonal në Gjirokastër për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ku nga të dhënat e marra nga spitali mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor pasi kreu këqyrjen e vendit të ngjarjes, konstatoi se automjeti tip Benz Kamion lëvizte për në drejtim të fshatit Nepravishtë ndërsa automjetit tip Fiat Punto lëvizte për në drejtim të Sofratikës.

Shkaku i këtij aksidenti është shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, shpejtësi dhe mos mbajtja e krahut nga ana e 55-vjeçarit i cili pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, që sipas deklarimit të mjekut s'ka asnjë rrezik për jetën do shoqërohet në Komisariatin e Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

k.k/NOA

KOMENTE