English

Jay-Z mbush 40-vjeç: Nuk kam frikë nga mosha

Amerikë, 30 dhjetor NOA - Ylli i muzikës hip-hop, Jay-Z, thotë se ai nuk është i shqetësuar për moshën, pasi karriera e tij shkon shumë mirë.

Reperi, albumi i të cilit "Blueprint 3" kryeson në top listat në Amerikë, duke i dhënë numër rekord albumesh numër një, më shumë se çdo solo artist tjetër, mbushi 40 vjet këtë muaj dhe thotë se kjo është ‘fantastike'.

"Ndjehem fantastik për moshën 40-vjeçare, jam në një vend të shkëlqyeshëm, kam një album fantastik, numri im i 11-të në pozitën e parë që mposhti Elvis-in, andaj ndjehem si mbret i popit", ka thënë këngëtari.

KOMENTE