English

Kristiano Ronaldo: Kam një ambicie të bëhem lojtari më i mirë në histori

Spanjë, 30 dhjetor NOA - Ylli i Real Madrid dëshiron të bëhet lojtari më i mirë në histori.

Lojtari më i shtrenjtë në botë po synon të kthejë Topin e Artë në vitin 2010 dhe deklaroi se dëshiron të njihet si lojtari më i mirë në histori. Ronaldo dorëzoi Topin e Artë dhe titullin e FIFA Lojtari i vitit yllit të Barcelonës, Lionel Messi, i cili vitin e kaluar kur Ronaldo i fitoi këta tituj, zuri vendin e dytë. "Unë do ta fitoj prapë Topin e Artë, këtë vit apo vitin e ardhshëm. Kam një ambicie të bëhem lojtari më i mirë në histori" ka deklaruar Ronaldo. 24-vjeçari gjithashtu deklaroi se problemi i tij me lëndimin në kyçin e këmbës, i cili e mbajt jashtë fushe rreth 2 muaj, tani është në gjendje të mirë dhe nuk do të ketë nevojë për operim. "Kyçi i këmbës është mirë dhe nëse nuk është, mjekët e Real Madridit do ta shohin këtë. Jam i sigurt se nuk më duhet operimi" tha më tej ylli i futbollit.

KOMENTE