Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Patrulla e Përgjithshme sulmohet me armë nga tre të rinj, nuk donin të ndalonin
English

Patrulla e Përgjithshme sulmohet me armë nga tre të rinj, nuk donin të ndalonin

Tiranë, 30 dhjetor NOA - Sulmojnë me armë Patrullën e Përgjithshme, arrestohet tre të rinj në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në rrugën "Irfan Tomini" në Tiranë kur tre persona nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Patrullës së Përgjithshme të policisë për të ndaluar por kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre.

Për këtë ngjarje u vu në lëvizje seksioni Kundër Akteve Terroriste ku pas hetimeve të para mundi të identifikonte dhe të kapte tre të dyshuarit Pajtim Serjani, 26-vjeç, Samet Mejdani, 21-vjeç dhe Enea Gega, 24 - vjeç. Sipas policisë pasi kanë qëlluar me armë në drejtim të policëve, tre të rinjtë kanë tentuar të largohen për t'i shpëtuar ndjekjes së forcave të shumta të policisë.

Por ata janë kapur pak minuta më pas dhe u arrestuan për veprat penale të "vrasjes në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë" në bashkëpunim, dhe "armbajtës pa leje".

Në vendin e ngjarjes nga grupi i posaçëm hetimor i formuar janë sekuestruar në cilësinë provës materiale, një automatik tip model.56 me dy krehër, një armë pistoletë m 54, disa gëzhoja arme, një automjet tip Benz - Mercedes me tragë BOT QA997 si dhe disa aparate celular.

k.k/NOA

Â

KOMENTE