Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Reporterët pa kufij : Gjatë vitit 2009, janë vrarë 76 gazetarë në të gjithë botën
English

"Reporterët pa kufij": Gjatë vitit 2009, janë vrarë 76 gazetarë në të gjithë botën

Paris, 30 dhjetor, NOA - Viti 2009 nuk ka qenë aspak i lehtë për gazetarët në të gjithë botën, një pjesë e të cilëve është përballur me kërcënime serioze për shkak të profesionit.

Një fakt i tillë pohohet nga drejtuesit e organizatës "Reporterët pa Kufij", të cilët në një raport me të dhënat e këtij viti kanë publikuar shqetësimet ndaj kësaj shtrese të shoqërisë. Sipas tij, gjatë këtij viti për shkak të detyrës së tyre janë vrarë 76 gazetarë.

Krahasuar me një vit më parë, ky numër është më i lartë, pasi në 2008-ën janë shënuar vetëm 60 gazetarë të vrarrë.

Por sipas organizatës "Reporterët pa Kufij" sivjet është rritur së tepërmi dhe numri i gazetarëve të rrëmbyer, ndërsa kërcënimeve fizike u janë ekspozuar 1.456 gazetarë nga 929 gjatë vitit të kaluar. Sekretari i përgjithshëm i organizatës Reporterët pa Kufij me seli në Paris, Zhan Fransoa Zhiliar, ka thënë se shqetësimi më i madh sivjet ka qenë eksodi i madh i gazetarëve në vendet si Irani dhe Sri Lanka.

n.e/NOA

KOMENTE