Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tentuan të vrasin një person me pistoletë, dy bashkëpunëtorët kapen nga policia
English

Tentuan të vrasin një person me pistoletë, dy bashkëpunëtorët kapen nga policia

Elbasan, 30 dhjetor, NOA - Dy persona kanë tentuar të vrasin me pistoletë një 29-vjeçar, por kanë rënë në prangat e policëve.

Ngjarja konfirmohet nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave personat e ndaluar janë 31-vjeçari Gjergji Veroshi dhe Luço Deçani, 32 vjeç, që të dy lindur dhe banues në qytetin e Elbasanit.

Ata ishin shpallur në kërkim para disa ditësh pasi përballë ish-Kinoklubit të Elbasanit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vrasin me pistoletë 29-vjeçarin me inicialet J.P, banor i Elbasanit.

Materialet iu kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme mbi veprën penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë" dhe "Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe të municionit pa lejen e organeve kompetente", të cilat parashikohen nga nenet 76 , 22 e 278 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE