Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vogëlushja me leucemi 2 muaj pa mjekim, nuk ka ilaçe në QSUT
English

Vogëlushja me leucemi 2 muaj pa mjekim, nuk ka ilaçe në QSUT

Tiranë, 30 dhjetor NOA - Nuk mjafton sëmundja e rëndë e leucemisë e cila u ka prekur vajzën 3-vjeç e gjysëm, por varfëria ka detyruar këtë familje nga një fshat i Beratit të ngujohet më spital edhe pse aty prej dy muajsh s'ka ilaçe për mjekimin e vogëlushes.

E shoqëruar nga e ëma, kjo grua, nënë e 7 fëmijëve është e detyruar ta kalojë vitin e ri në spital, në përpjekje për të siguruar vetë mjekim për vajzën, pasi mjekët pediatër i kanë treguar rrugën prej dy muajsh.

"Një ilaç kushton 89 mijë lekë të vjetra. Deri para një jave kurën e bëra me një shoqe dhe paguam të dyja përgjysmë, tani kam mbetur pa mjekim se s'kam lekë t'i blej 8 ilaçet që i mungojnë", thotë nëna e fëmijës.

Gruaja thotë se pret lëmoshën e miqve e njerëzve që e vizitojnë dhe me paratë e tyre shkon të blejë ilaçe, ndërsa mjekët e pavijonit ngrenë supet kur i pyesim për mungesat e barnave.

Shefja e pavijonit të sëmundjeve të rënda të gjakut, ish-ministrja Anila Godo pranon mungesën e citostatikëve, dhe në prani të drejtorit të ri të QSUT-së fajëson spitalin për "është e vërtetët që s'ka ilaçe prej dy muajsh, këtë ja kemi thënë dhe drejtorisë", thotë Godo.

Ndërsa drejtori Dashi fajëson ish drejtuesit e QSUT-së për mungesat, gjyshja e vogëlushes së sëmurë me leucemi kërkon ndihmën e shtetit për të mos e lënë mbesën e saj pa mjekim.

Për fëmijët e sëmurë me leucemi në këtë pavijon, disa donatorë kanë menduar t'i gëzojnë me dhurata për tu sjellë sadopak buzëqeshjen për të harruar paksa dhimbjen që përveç sëmundjes u sjell dhe varfëria e neglizhenca e shtetit.

b.m/NOA

KOMENTE