Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bill Klinton: Terrorizmi zhduket duke ndihmuar vendet e varfra
English

Bill Klinton: Terrorizmi zhduket duke ndihmuar vendet e varfra

Uashington, 1 Janar 2010 NOA - Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton, në një intervistë dhënë revistës Foreign Policy, flet për politikën e jashtme duke u ndalur në çështje të mprehta si ajo e konfliktit të tejzgjatur në Lindjen e Mesme.

Më poshtë ndiqni intervistën e plotë:

Vitin e kaluar, nuk kemi pritur që ekonomia të ketë atë shembje që ka pasur. Këtë vit nuk kemi besuar se populli i Iranit do të del në rrugë pas zgjedhjeve presidenciale. Në pritje të vitit 2010, cilat mund të jenë befasitë strategjike që duhet t'i kemi parasysh? Duhet të shikojmë në të gjitha anët e botës, për të parë se a ka vende ku mund të paraqitet analogjia politike e krizës financiare.

Pra me saktësisht, të gjitha gjërat që dimë për sistemet, të cilat janë subjekt i kombinimit të stresit dhe dinamikës, është se ka plasaritje dhe lëndueshmëri, të cilat fillimisht nuk janë të dukshme, ngase njerëzit presin se e nesërmja do të jetë një përsëritje e së djeshmes dhe e së sotmes. Unë gjithmonë them, në një ambient tejet dinamik, është e qartë se ti gjithmonë duhet të punosh për më të mirën dhe të përgatitesh për më të keqën. Kjo është lehtë të thuhet, por si ta bëjmë këtë? Dhe cilat janë shenjat e vërejtjes. Për shembull, a mund të rrjedhin gjërat keq në Nigeri, si rezultat i kombinimit të konfliktit ekonomik dhe politik? Në anën tjetër, cilat janë vendet në botë, të cilat mund të befasojnë me gjëra të mençura dhe të mira. Unë ende mendoj se ka ca gjasa për marrëveshje mes Izraelit dhe qeverisë së Hamasit dhe asaj palestineze. Aktualisht, Hamasi është në një situatë më të pafavorshme, për shkak të aksioneve në Gazë, ndërsa autoritetet palestineze qartazi janë duke shtuar kapacitetet e veta. Megjithatë, nëse ky autoritet nuk është në gjendje të sigurojë përparësi të qëndrueshme ekonomike dhe politike, atëherë kjo nuk do të jetë një gjë e mirë. Trendët për Izraelin janë edhe më të vështira, ngase izraelitët së shpejti nuk do të jenë më shumicë. Ata do të jenë të detyruar të vendosin se a do të vazhdojnë të jenë demokraci, e jo më shtet hebre, apo të vazhdojnë të jenë shtet hebre, e jo më demokraci. Mendoj se një nga befasitë, të cilat mund të ndodhin në vitin 2010, është arritja e një marrëveshje substanciale mes dy palëve. Askush nuk beson se kjo do të ndodhë, e me gjasë edhe nuk do të ndodhë, për shkak të kompleksitetit të qeverisë së Izraelit. Për mendimin tuaj, cili është mendimtari më i mençur, më depërtues të cilin e njihni, përveç anëtarëve të familjes tuaj. A ka njerëz, të cilët duhet të përfshihen në këtë listë?

Paul Krugman-nuk pajtohem gjithmonë me të, por ai padyshim se është i mirë. Edhe David Brooks ka qenë mjaft i mirë. Tom Friedman është aktualisht njëri prej gazetarëve më të talentuar. Edhe Malcolm Gladëell është bërë mjaft i rëndësishëm. The Tipping Point është një libër mjaft i mirë vëzhgues për atë që ka ndodhur dhe për ndryshimet që mund të pasojnë. Por mendoj se libri i tij i fundit, Outliers, është edhe më i rëndësishëm, për të kuptuar se si zhvillohemi të gjithë ne. Mendoj se është ky një libër i jashtëzakonshëm. Lufta e Ftohtë ka zgjatur gati katër dekada. A mendoni se lufta aktuale e jona kundër ekstremizmit, ose nëse dëshironi quajeni luftë kundër terrorizmit, do të zgjatë po kaq shumë, apo jeni të mendimit se ajo do të ndryshojë paksa gjatë dekadës në vijim?

Se sa do të zgjatë kjo betejë, kjo do të varët nga ajo se a do të mbetën pa sundim të ligjit vendet, në të cilat veprojnë grupet e mëdha terroriste. Territoret në Pakistan dhe brezi kufitar me Afganistanin nuk janë pjesë e shtetit të centralizuar. Robert Kaplan ka shkruar një numër të madh të librave, për atë që është duke ndodhur në botën moderne dhe nëse e lexoni librin The Ends of the Earth, në të theksohet se ne de fakto po shndërrohemi, pa marrë parasysh se çfarë thotë ligji, në mega-qytete, përplot me njerëz të varfër, të hidhëruar, të paedukuar dhe njerëz tejet të lëndueshëm, në të gjitha anët e botës. Nëse kjo është e saktë, atëherë terrori-pra vrasjet dhe plaçkitjet nga ana e njerëzve, të cilët nuk kontrollohen nga autoriteti shtetëror dhe të cilët veprojnë përtej kufijve kombëtarë-mund të jenë të gjëra, të cilat do të jenë të pranishme për një kohë të gjatë. Në anën tjetër, terrorizmi për lulëzimin e vet ka nevojë për shqetësime dhe mundësi. Pra një gjë që duhet të bëjnë SHBA-ja dhe të tjerët është që t'i ndihmojnë shtetet që t'i adoptohen realiteteve të shekullit të 21-të, për të arritur më pas sukses. Zgjidhja e çështjes së energjisë mund të luajë një rol të madh në reduktimin e joshjes për terrorizëm, ngase nëse ndryshojmë mënyrën e prodhimit dhe të konsumimit të energjisë në gjithë botën, kjo do të krijojë mundësi për edukim, për ndërmarrësit, për punë, për përfshirjen e femrave në ndërmarrjet pozitive ekonomike, në çdo nivel të të ardhurave kombëtare, duke filluar nga shtetet e varfra, e deri te shtetet e pasura. Bota e integruar duhet të ketë burime të reja të aktiviteteve ekonomike. Çështja e energjisë mund të na ofrojë një dekadë të vetëzbulimit. Duhet të lexoni edhe mendimtarët e mëdhenj për çështjen e identitetit. Samuel Huntington shkroi librin e famshëm The Clash of Civilizatios. Por ne duhet të bëjmë përpjekje për të shpjeguar, e mundësisht edhe për të ndërlidhur, teoritë për identitetin, të cilat janë biologjike, psikike, sociale dhe politike, ngase është e qartë se epokën e ndërvarësisë, dëshiron tezat e Ërightit. Dëshiron që kjo gjë të ndodhë; shpreson se është e drejtë që ta pajtosh religjionin me shkencën; shpreson se fjalimi i presidentit në Kajro do të dëshmohet i drejtë, se do të kontribuojë në pajtimin e dallimeve religjioze. Unë për këtë çështje kam mbajtur shumë fjalime pas sulmeve të 11 shtatorit, me ç'rast kam thënë se dallimet tona politike dhe religjioze mund të pajtohen. Mendoj se mendimi i presidentit Obama ishte se ne duhet të respektojmë dyshimin. Lënë anash presidentin Obama, cilët janë tre udhëheqësit tjerë më të lartë, tek të cilët njerëzit duhet të përqendrojnë vëmendjen. Kryeministri i Australisë, Kevin Michael Rudd-ai është vërtetë i mençur. Ai është i etur që ta di dhe të mësojë se si duhet të bëhen gjërat. Mendoj se njerëzit duhet të studiojnë se çfarë ka bërë Paul Kagame në Ruandë. Është ky shteti i vetëm në botë, në të parlamentin e së cilit ka më shumë femra se meshkuj, me gjasë pjesë e ndryshimeve demografike, si pasojë e gjenocidit. Ndoshta nuk është vend i përkryer, por Ruanda ka kapacitetet më të mëdha në botën në zhvillim që kam parë unë, për të pranuar ndihmat nga jashtë dhe për t'i shfrytëzuar si duhet ato. Është vështirë të pranosh ndihma. Por ata e kanë bërë atë. Dhe pyes vetën, si arrin ai të bindë të rinjtë, që në një të shtune gjatë muajit të dalin jashtë dhe të pastrojnë rrugët? Pasojat e identitetit? Presidenti thotë se kjo punë nuk është turpëruese, është një mënyrë për të shprehur besnikërinë dhe krenarinë në shtetin tënd. Si po ja arrin ta bëjë këtë. Ka mjaft udhëheqës fascionues edhe në Amerikën Latine, të cilët ja vlenë të studiohen. Ja vlen t'ia hedhim një shikim Kolumbisë. Si i është kthyer Medelini popullit të Kolumbisë? Ne të gjithë e dimë se presidenti Uribe është përballur me kritika në SHBA, por si ndodhi që Medelini, kryeqytet i drogës në botë, një prej qyteteve më të rrezikshme në botë, të jetë nikoqir i samitit për kremtimin e 50 vjetorit të Bankës për Zhvillim Ndëramerikan? Kjo më intereson. Do të përmendja edhe Jose Ramos Hortan, presidentin e shtetit të parë të ri në shekullin e 21-të, Timorit Lindor. A është ky një vend tejet i vogël për të qenë shtet? A mund të jesh i vogël? A mund të rezultojë lufta e juaj e guximshme për pavarësi dhe liri me krijimin e një njësie ekonomike, e cila nuk do të ketë popullatë a bazë gjeografike aq sa duhet të madhe, për t'u kujdesur për popullin e vet? Si do t'i shmangën kosovarët kësaj? A ekziston ende ndonjë shtet, të cilin ende nuk e keni vizituar, por të cilin dëshironi ta vizitoni?

Dëshiroj të shkojë në Mongoli dhe të kalëroi nëpër stepe, siç ka bërë dikur Xhingis Kani, por pa e lënduar askënd. Dëshiroj të shkoj në Antarktikë. Ka vende, në të cilat kam qenë, por vetëm me punë. Do të dëshiroja që së bashku me Hillaryn të ngjitëm në Kilimanxharo, përderisa aty të ketë ende borë.

KOMENTE