English

Personazhi i vitit 2009, lexuesit e NOA votojnë Berishën dhe Ramën

Tiranë, 1 Janar 2010 NOA - Sondazhi i fundvitit në agjencinë kombëtare të lajmeve NOA që u realizua në www.noa.al gjatë pesë ditëve të fundit të vitit 2009, ka nxjerrë fitues kryeministrin Sali Berisha kurse menjëherë pas tij është renditur kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama.

Në sondazh janë votuar edhe shkrimtari i njohur Ismail Kadare i cili u rendit i treti kurse një vend pas tij është renditur zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta.

Lexuesit e NOA me të drejtën e një vote në sondazh, kanë votuar 49.8 për qind në favor të kryeministrit Berisha i cili drejton edhe Partinë Demokratike.

Kryesocialisti Edi Rama i cili drejton edhe Bashkinë e Tiranës, ka marrë 40.6 për qind të votave.

I treti në renditje me 6.5 për qind të votave, është shkrimtari Ismail Kadare i cili vitin që sapo u mbyll, fitoi dhe çmimin e rëndësishëm ndërkombëtar, "Princi i Asturias".

Në vendin e katër mes më të votuarve, është zv/kryeministri Ilir Meta i cili drejton edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Sondazhi më i ri i NOA i cili do të vazhdojë disa ditë, është për vitin që sapo ka nisur:

Për ju, viti 2010, mendoni se do të jetë

Më i mirë se 2009

Më i keq se 2009

Pa asnjë ndryshim

Ju ftojmë të votoni në këtë sondazh që gjendet në krye të faqes së NOA.

e.b/NOA

Â

Votat:

Sali Berisha 49.8 për qind

Edi Rama 40.6 për qind

Ismail Kadare 6.5 për qind

Ilir Meta 3.1 për qind

Â

KOMENTE