English

Mesiç: Serbia kreu spastrim në Kosovë për të strehuar atje serbët e Kroacisë

Vjenë, 2 Janar 2010 NOA - Autoritetet në Beograd, si plan të vetëm për Kosovën kanë pasur që atje të shfaroseshin shqiptarët dhe të zhvendoseshin serbë nga ish - republikat jugosllave.

Këtë pohim tronditës e ka bërë sot, Presidenti i Kroacisë Stipe Mesiç.

"Para së gjithash, interesi i Sllobodan Millosheviçit ishte që serbët nga Kroacia të shkonin në Serbi, prandaj

edhe e pastroi Kosovën nga shqiptarët, që atje t'i vendoste serbët nga Kroacia", u tha presidenti kroat gazetarëve sot në Vjenë.

Mesiç i bëri këto pohime duke komentuar paralajmërimin e Qeverisë së Serbisë për ngritjen e mundshme të kundër-akuzës ndaj Kroacisë. Presidenti Mesiç ka deklaruar se Serbia do ta ketë shumë vështirë që para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë të dëshmojë se ndaj serbëve është kryer gjenocid.

"Asnjë ushtar kroat nuk e kaloi kufirin e Serbisë, asnjë ushtar nuk vrau asnjë në Serbi, nuk dogji asnjë shtëpi dhe nuk bombardoi asnjë qytet", tha Mesiç. r.b/NOA

Â

KOMENTE