Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia finlandeze: Kosovari Shkupolli ishte nga Mitrovica, i ka planifikuar vrasjet
English

Policia finlandeze: Kosovari Shkupolli ishte nga Mitrovica, i ka planifikuar vrasjet

FOTOT

Helsinki, 2 Janar NOA - Policia finlandeze ka arritur sot në konkluzionin se 43-vjeçari nga Mitrovica, Ibrahim Shkupolli, i cili vrau pesë njerëz mbrëmjen e Vitit të Ri dhe më tej u vetëflijua, duket se i ka planifikuar vrasjet. Viktimat punonin në të njëjtën shitore (Prisma) në qendrën tregtare në Espoo, qytet i dytë për nga madhësia në Finlandë, ku Shkupolli hapi zjarr përpara se të vriste veten më pas. Njëra nga viktimat ishte ish-e dashura e agresorit dhe mendohet se ajo u vra fillimisht në banesën e saj e më tej, autori vajti në dyqanin ku hapi zjarr duke vrarë edhe dy femra e dy meshkuj në të njëjtin vend Kryehetuesi Esa Gronlund tha se provat lënë të kuptohet se "nuk bëhet fjalë për koincidencë", dhe se të shtënat nuzk mund të quhen "të rastësishme". Shkupolli, ishte një 43 vjeçar i lindur në Mitrovicë, i cili prej disa vitesh kishte shkuar dhe jetonte si emigrant në Finlandë.

Policia atje, thotë se 43-vjeçari nga Mitrovica, ka pasur dosje kriminale dhe është arrestuar në vitin 2003 për armëmbajtje pa leje.

Dëshmitë mbi ngjarjen

Dëshmitarët okularë në Espoo, 20 kilometra në perëndim të Helsinkit, treguan për policinë vendase dhe mediat e ndryshme që vraçuan të marrin sa më shumë të dhëna, se një person i veshur me rroba të zeza kishte zbrazur komplet një magazinë të pistoletës në këtë qendër tregtare.

Në pjesën e supermarketit "Prisma", personi në gjendje amoku me prejardhje nga Kosova ka vrarë me dy plumba në kokë një të punësuar, që shkaktoi panik.

Ndërsa në pjesën ku shitej mishi, janë dëgjuar të shtëna të tjera, para se ai të ikte jashtë. Supermarketi ku ndodhi ngjarja është pjesë e qendrës tregtare "Sello", me më shumë se 170 dyqane të ndryshme.

Në fund të dramës, në periferi të qytetit Helsinki është gjetur trupi i pajetë i atentatorit 43 vjeçar, kumtoi policia.

Më parë ajo konfirmoi se është gjetur trupi i pajetë i një gruaje në një banesë në Espoo.

Fjala ishte për ish-të dashurën bashkëjetuese të atentatorit Ibrahim Shkupolli nga Kosova, 43-vjeçar.

Hetuesia pohoi se shkaku i të gjithave ishin mosmarrëveshjet mes çiftit dhe xhelozia që kishte përfshirë të ndjerin.

Policia ka rrethuar menjëherë vendin e ngjarjes në qendrën tregtare dhe e ka ndaluar qarkullimin e automjeteve në këtë zonë si dhe përmes stacionit hekurudhor Leppa¤vaara.

"Lumë" armësh

Qyteti Espoo me rreth 250 mijë banorë është i njohur edhe si një prej bazave ku prodhohen telefonat celularë Nokia, që e ka bërë të njohur edhe në suaza ndërkombëtare.

Në Finlandë ka pasur vitet e fundit disa raste të amokëve, me shumë të vrarë. Në një shkollë në Kauhajoki një person në gjendje amoku ka vrarë në shtator të vitit 2008 tetë nxënëse, një nxënës dhe një mësues. 22 - vjeçari më pas ka vrarë edhe veten. Në fund të vitit 2007 një 18 - vjeçar ka vrarë gjashtë nxënës në një qendër shkollore në Tuusula. më pas ka vrarë edhe një motër medicinale dhe drejtoren e shkollës, ndërsa në fund ka bërë vetëvrasje.

Rreth 5,3 milionë finlandezë kanë në posedim privat rreth 1,6 milionë armë zjarri. Finlanda radhitet kështu në vendin e pestë në botë për nga numri i armëve që posedojnë personat privatë.

Raportimi mbi ngjarjen:

Helsinki, 31 Dhjetor NOA - Shqiptar është personi që sot i mori jetën katër personave dhe ekzekutoi ish-të dashurën e tij duke e mbyllur masakrën me vetëflijim, konfirmojnë burime policore lokale në Helsinki, për radion shtetërore të Finlandës. Ngjarja ka ndodhur sot paradite në lokalitetin disa kilometra larg kryeqytetit të Finlandës, Helsinki. Autor i masakrës u identifikua Ibrahim Shkupolli, një 43 vjeçar me kombësi shqiptar nga Kosova, prej disa vitesh emigrant në Finlandë, por policia finalndeze, zyrtarisht nuk e konfirmoi kete raportim te mediave vendase.

Nga hetimet e policisë doli se gjithçka ndodhi pranë qendrës tregtare "Sello" në lokalitetin Espoo afër Helsnikit.

Ibrahimi ka hapur zjarr me një armë me plumba të kalibrit 9 mm, duke vrarë në mënyrë të menjëhershme katër persona, në një grup njerëzish që ishin duke bërë blerjet e fundvitit.

"Ne besojmë se motivet e krimit gjenden te probleme personale të autorit që u vetëflijua", tha sot në një konferencë për mediat, shefi lokal i policisë, Jukka Kaski.

Ai detajoi se Shkupolli fillimisht kishte vrarë ish-të dashurën në banesën e saj, rreth mëngjesit të 31 dhjetorit në 09.15.Â

Më pas, në kushte të një tronditjeje të fortë psikoligjike, në 10.00 ai ka mbërritur në qendrën tregtare "Sello" ku ka përdorur sërish armën, këtë herë duke i marrë jetën katër personave dhe plagosur disa të tjerë.

Në orën 15.15 të ditës së sotme, Shkupolli u gjet i vrarë në një cep rruge jo larg vendit të masakrës kryesore dhe policia flet për vetëvrasje të 43-vjeçarit.

e.k/NOA

Ngushëllimet e Sejdiut dhe Thaçit

Prishtinë, 1 Janar 2010 NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës Fatmir Sejdiu ngushëlloi Presidenten e Finlandës, Tarja Halonen me rastin e ngjarjes së djeshme tragjike në qytetin Espoo të Finlandës, ku një qytetar me prejardhje nga Kosova kreu një sulm kriminal duke u shuar jetën pesë qytetarëve finlandezë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një telegram ngushëllimi Presidentes së Republikës së Finlandës, Tarja Halonen. Në vijim po e japim tekstin e këtij telegrami: Â

"Shkëlqesisë së Saj, Tarja Halonen, Presidente e Republikës së Finlandës;

Në emër të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shuarjen tragjike të jetës së pesë qytetarëve të vendit tuaj, pas një akti të rëndë kriminal që kreu sot në qytetin Espoo një qytetar me prejardhje nga Kosova".

"Lajmi për këtë tragjedi, - vazhdon mesazhi i z.Sejdiu, - është pritur me pikëllim kudo në vendin tim, ndaj, e nderuara Presidente, ju lus që ndjenjën tonë të dhembjes së thellë dhe të solidaritetit t'ua përcillni edhe familjeve të viktimave dhe gjithë popullit finlandez".

"Shpirtërisht dhe në lutje jemi me ju në këto çaste zie! Zoti i bekoftë viktimat e kësaj tragjedie dhe familjet e tyre", - përmbyllet mesazhi ngushëllues nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.

***

Edhe Kryeministri Hashim Thaçi, ngushëllon homologun e tij, kryeministrin e Finlandës, Matti Vanhanen, qeverinë dhe qytetarët e Finlandës, me rastin e krimit të rëndë, që ndodhi në periferi të Helsinkit.

Në telegramin e ngushëllimit thuhet: "I nderuari kryeministër Vanhanen, Me pikëllim të thellë e morëm lajmin për krimin e rëndë, të shkaktuar nga një qytetar me prejardhje nga Kosova, i cili mori jetën e 5 qytetarëve të pafajshëm të vendit tuaj.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ju, qeverinë tuaj, popullin finlandez dhe në veçanti për familjet e viktimave".

"Në këto momente të vështira, - vijon mesazhi, - populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës, qëndrojnë përkrah jush për të ndarë këtë dhembje të madhe".

e.r/a.b/r.b/NOA

Â

KOMENTE