Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kosova, sa larg është nga BE
English

Kosova, sa larg është nga BE

Një nga sfidat e kosovarëve për vitin 2010 mbetet integrimi evropian. Por, analistët thonë se anëtarësimi në këtë union, mund të marrë kohë për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian

Albana Isufi

Edhe përgjatë vitit 2010, procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, sipas analistëve, pritet të jetë në krye të agjendës kosovare. Por, qëndrimet në lidhje me atë se sa do të përafrohet Kosova me BE-në, dallojnë. Optimistët mendojnë që, nëse jo hyrje në mekanizmat e para-anëtarësimit, të paktën, kosovarët do të përfitojnë nga liberalizimi i vizave. Por, pesimistët thonë se Kosova s'i ka plotësuar standardet as për liberalizim. Anëtari i Komisionit parlamentar për Integrime Evropiane, Bujar Bukoshi, thotë se mungesa e plotë e sundimit të ligjit është ende pengesë për Kosovën. "Derisa nuk ka sundim të ligjit, nuk është absolutisht logjike të mendosh se do të liberalizohen vizat, do të hysh në familjen evropiane. Ky është kushti i parë, alfa dhe omega, që Kosova të bëjë të pamundurën të instalojë ligjin, që të funksionojë ky vend", thotë Bukoshi. Shteteve të rajonit, përjashtuar Shqipërinë, Bosnjën dhe Kosovën, në vitin që lamë iu hoq regjimi i vizave. Bazuar në deklarimet publike të Brukselit zyrtar, edhe qytetarët e Shqipërisë dhe të Bosnjës mund të lëvizin lirshëm në gjysmën e dytë të 2010-ës. Pikëpyetja ngelet për Kosovën. Ministria e Punëve të Brendshme ka premtuar që këtë vit do të punojë për t'i plotësuar kriteret e caktuara, sa i përket prodhimit të dokumenteve biometrike, apo menaxhimit të integruar të kufijve. Ministri Zenun Pajaziti thotë se as në 2009-ën nuk kanë qëndruar duarkryq. "Nuk kemi ndenjur duarkryq. Kemi marrë modele të vendeve fqinje, e kemi adaptuar një udhërrëfyes dhe ia kemi caktuar vetes detyrat tona. E kemi aprovuar në qeveri një dokument të tillë", thekson Pajaziti. Por, analistja e Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Verena Knaus, thotë se nëse Kosova mbetet jashtë procesit të liberalizimit të vizave, frustrimi do të jetë shumë i madh për qytetarët. "Kjo do të përkeqësohet në vitin e ardhshëm, kur Bosnja dhe Shqipëria do t'i bashkohen grupit me fat që udhëton pa viza. Dhe, në verën e ardhshme, kjo ndjenjë e izolimit mbase do të përkeqësohet në Kosovë, kur të tjerat vende mund të udhëtojnë lirshëm, ndërsa vetëm Kosova lihet anash", vlerëson Knaus. Në anën tjetër, analistët kosovarë për çështje të integrimeve thonë se mosnjohja e Kosovës nga pesë vendet anëtare të BE-së, ia ka mohuar asaj mundësinë e përfshirjes në procesin e liberalizimit. Megjithatë, analisti Avni Mazreku thotë se mendon që në rastin e Kosovës, mund të merret parasysh ndonjë vendim politik. "Një skenar, ku të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanit mund të udhëtojnë lirshëm në BE, ndërsa Kosova jo, është i padëshirueshëm nga askush". "Prandaj, unë, personalisht, pres që me një qasje tjetër, pragmatike, duke i eliminuar këto probleme formalo-juridike, do të krijohen instrumente të posaçme për të involvuar edhe Kosovën në liberalizimin e vizave", thotë Mazreku. Me gjithë qëndrimet pesimiste për gjendjen aktuale në Kosovë, deputeti Bujar Bukoshi thotë se mendon që Brukseli do të veprojë me Kosovën ashtu siç ka bërë edhe me vendet fqinje. "As Serbia nuk i ka plotësuar ato kritere, por ne e dimë se Serbisë iu kanë liberalizuar vizat për arsye politike", shprehet Bukoshi. Ministria e Punëve të Brendshme ka premtuar se në gjysmën e dytë të këtij viti do të fillojë së lëshuari pasaportat biometrike. Kjo ministri, për të mundësuar regjimin e lirë të vizave, tashmë ka nënshkruar një sërë marrëveshjesh me shtetet perëndimore për riatdhesimin e kosovarëve. Megjithatë, raporti i Progresit i Komisionit Evropian, i publikuar në tetorin e vitit të kaluar, parasheh edhe shumë sfida tjera që duhet të tejkalohen nga kosovarët. /rfe/

KOMENTE