English

Policia greke: Shqiptarët, të parët për trafik lëndësh narkotike

Athinë, 3 Janar NOA - Shqiptarët janë të parët për trafik lëndësh narkotike në Greqi dhe Shqipëria është burimi kryesor i hyrjes së lëndëve narkotike në Greqi".

Kështu kanë pohuar sot, zyrtarë të lartë të policisë vendase, informon sot korrespondenti i agjencisë NOA.

Sektori i luftës kundër drogës në policinë e Athinës duke bërë një panoramë në shifra të drogave që janë zbuluar vitin e sapombyllur në territorin grek, thotë se

individët apo edhe grupet kriminale shqiptare ose të drejtuara kryesisht prej tyre, janë në krye të "top-listës" së trafikantëve të drogave të ndryshme, qoftë përmes trafikimit të brendshëm, qoftë përmes futjes në Greqi të sasive të ndryshme të lëndëve narkotike.

Policia veçoi se heroina dhe hashashi janë dy drogat që futen më shumë nga shqiptarët në Greqi dhe shtoi se heroina është më e trafikuara prej tyre në vendin helen.

Ndërkohë policia pohoi se në shumë raste organizatat kriminale shqiptare kanë në përbërje të tyre grekë, turq dhe bullgarë, si ndër më të spikaturit, por duke mos lënë pas edhe shtetas të vendeve të tjera të rajonit dhe BE-së.

Duke folur për 21 çështje të rëndësishme të vitit 2008 ku dominon zbulimi i heroinës, policia antidrogë tha sot se ndër to, 15 i përkisnin bandave trafikante shqiptare dhe katër, atyre greke.

Këtu, policia sqaroi se "Shqipëria është burimi kryesor i hyrjes së lëndëve narkotike në Greqi".

Duke ilustruar me shifra, antidroga tha se gjatë vitit 2008, nga Shqipëria u kapën duke hyrë tre milionë e 212 kilogramë dhe 280 gramë marijuanë ose 69.32 për qind e totalit të drogës që u kap të futej në Greqi nga jashtë, 45,196 kilogramë heroinë ose 10.22 për qind dhe 5.320 kg kokainë ose 8.70 për qind.

n.s/e.r/NOA

Â

KOMENTE