English

Makina përplaset me bordurën, shkaktohen katër të plagosur në qytetin e Librazhdit

Librazhd, 4 janar, NOA - Katër të plagosur, ku njëri prej tyre në gjendje të rëndë ka qenë bilanci i një aksidenti rrugor të ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Librazhdit.

Lajmi konfirmohet nga burimet policore të këtij qyteti, të dhënat rreth ngjarjes në fjalë janë ende paraprake pasi ende po hetohet rreth saj nga grupi hetimor, i cili ka mbërritur në vendngjarje.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në fshatin Babje ku ka qenë konkretisht makina me targa të huaja BE 860 JJ, e cila ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e akisdentit janë plagosur 4 persona të cilët janë dërguar menjëherë në spital ku njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit por policia ndodhet në vendngjarje për t'i zbardhur ato si dhe detajet e tjera rreth tij.

n.e/NOA

KOMENTE