English

Testimi i futbollistëve të Përfaqësueses së Kosovës, mbahet më 7 janar 2010

Prishtinë,4 janar NOA - Federata e Futbollit e Kosovës(FFK) ka njoftuar se në kuadër të programit të Këshillit Profesional dhe Përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaku, më 7 janar 2010 do të bëhet testimi fizik i futbollistëve që ishin në tubimet e tetorit dhe nëntorit dhe eventualisht edhe 4-5 të tjerëve që fare nuk kanë qenë pjesë e grumbullimit.

Testimi do të bëhet nga ora 10:00 deri në 17:00 në Kolegjin "Eurosport" në Bardhosh afër Prishtinës.

Po ashtu në këtë ditë do të mbahet një seminar për të gjithë trajnerët e futbollit të Kosovës nga ora 18:00 deri në 21:00 po në këtë kolegj, ndërsa ligjërues është prof. Marcus Svensson. FFK-ja njofton se më 7 janar 2010 prej orës 09:00, përzgjedhësi do të mbajë një konferencë për media.

Hajdin Islami/NOA

KOMENTE