English

Vdes nga sëmundja e kancerit, këngëtarja Lhasa de Sela

Kanada, 4 janar NOA - Sëmundja e kancerit i ka marrë jetën këngëtares amerikane Lhasa de Sela, 37-vjeçe.

Tre muaj më parë këngëtarja ishte diagnostifikuar me sëmundjen vdekjeprurëse dhe pas mjekimeve intensive përgjatë kësaj periudhe, ajo nuk ka mundur të jetojë më duke mbyllur sytë përgjithmonë në ditën e parë të këtij viti në banesën e saj në Montreal të Kanadasë.

Mësohet se 37-vjeçarja vuante prej disa muajsh nga kanceri i gjirit dhe mjeket nuk arritën ta neutralizonin pasi gjendja ishte rënduar dhe ishte tepër vonë kur kanceri u diktua.

k.k/NOA Â

KOMENTE