English

Aksident pranë Rinasit, plagosen dy persona

Tiranë, 6 janar NOA - Dy të plagosur është bilanci i një aksidenti që ndodhi në orët e para të ditës së sotme në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë.

Dy automjete tip trajler, një me targa të Bulqizës dhe tjetri me targa të Durrësit dhe i ngarkuar me karburant janë përplasur me njëri-tjetrin në afërsi të kryqëzimit të Rinasit. si pasojë e përplasjes së mjeteve kanë mbetur të plagosur lehtë dy persona.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e policisë të cilët për shkak që hetimit të aksidentit rruga u mbajt e bllokuar për rreth 40 minuta.

Nga hetimet e para të kryera nga hetuesit e aksidenteve rezulton se ngjarja ka ndodhur për shkak të hyrjes në parakalim të trajlerit me targa të Bulqizës.

k.k/NOA

KOMENTE