Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Opozita: Ne, shtab emergjence për t'i ardhur në ndihmë rajonit të përmbytur
English

Opozita: Ne, shtab emergjence për t'i ardhur në ndihmë rajonit të përmbytur

FOTOT

Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona

Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht

PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet

Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura

Shkodër, 8 Janar NOA Përmbledhje - Opozita bëri të ditur sot ngritjen nga ana e saj të një shtabi emergjence për t'i ardhur në ndihmë të gjithë rajonit të përmbytur. Kurse kryetari i Partisë Socialiste tha nga Shkodra se opozita do të kërkojë me këmbëngulje "kompensimin e të gjithë të dëmtuarve deri në qindarkën e fundit nga pushteti përgjegjës që është qeveria e Sali Berishës" dhe shtoi se bëhet fjalë për një katastrofë jonatyrore.

"Jemi këtu për të filluar një punë të përditshme nëpërmjet një zyre ku do të funksionojë shtabi i ndihmës, i cili do të koordinohet me shtabin në Tiranë dhe me të gjitha bërthamat që do të ndërtohen me shpejtësi sot e në ditët në vijim në të gjithë Shqipërinë për të sensibilizuar të gjithë popullin opozitar, për të sensibilizuar jo vetëm anëtarët e mbështetësit e partisë sonë, por çdo qytetar në Shqipëri dhe në emigracion që dëshiron të marrë pjesë në këtë lëvizje solidariteti për ato familje që nuk kanë thjeshtë problemin e sotëm të të gjendurit nën ujë, por edhe problemin e nesërm të të dalit nga kjo përmbytje, e cila nuk është thjeshtë përmbytja momentale e shtëpisë, por ka edhe dëmet e veta", - tha Rama.

Njëkohësisht, tha Rama, PS po vazhdon paralelisht punën edhe me një grup ekspertësh dhe juristësh për të formuluar edhe këtë aspekt që lidhet drejtpërdrejt me verimtarinë korruptive.Â

Rama këtu iu referua konsideratës se kjo situatë, "vjen si pasojë e një akumulimi problemesh që lidhen me të gjithë sistemin e përgatitjes së infrastrukturës për situata të tilla dhe njëkohësisht me një problem të krijuar nga keqqeverisja e periudhës së fundit, për arsye që lidhen edhe me korrupsionin".

Nga ana tjetër Rama premtoi sërish se "ne nuk do t'i ndahemi Sali Berishës dhe Qeverisë për kompensimin deri në qindarkën e fundit të të gjitha këtyre dëmeve që nuk janë shkaktuar nga Zoti, po nga keqqeverisja".

Këtu ai përforcoi duke thënë se "jemi absolutisht të bindur që ishte një katastrofë plotësisht e shmangshme".

"Që të gjitha reshjet e prurjet e ujërave ishin plotësisht të kontrollueshme, brenda një kufiri të arsyeshëm, në rast se do të ishte vepruar konform të gjitha rregullave dhe procedurave ligjore që garantojnë menaxhimin e këtyre situatave. Kjo nuk ka ndodhur", - akuzoi Rama.

Kurse shtoi: "Kemi të dhëna të mjaftueshme për të besuar që, fatkeqësisht, jo vetëm që ka qenë një fatkeqësi që mund të shmangej, një katastrofë që mund të shmangej, por që gjithçka është akumuluar për arsye, të cilat janë të lidhura edhe me korrupsionin".

Gjithsesi Rama siguroi se këto nuk janë sigurisht akuza që zbehin atë që sot mbetet më e rëndësishmja që jemi pranë njerëzve, të krijojmë një rrjet solidariteti njerëzor në të gjithë vendin, me të gjithë qytetarët e qytetaret e këtij vendi, që jetojnë këtu apo jashtë.

"Të gjitha degët e PS-së, në të gjithë vendin dhe në emigracion janë vënë në lëvizje për të rritur ndjeshmërinë dhe për të koordinuar të gjitha energjitë pozitive të solidaritetit duke dhënë orientimet dhe rrugën e duhur për të gjithë ata që sot u gjenden pranë këtyre mijëra familjeve që rrinë në qiell të hapur dhe që gjenden nën ujë dhe jo vetëm shpirtërisht, por edhe financiarisht", - tha Rama.

***

Gjatë kësaj vizite, kreu i G99 Veliaj e ripërsëriti apelin e tij ndaj qytetarëve që të kontribuojnë e të ndihmojnë brenda mundësive për përballimin e kësaj situate të jashtëzakonshme. "Është koha për solidaritet dhe bujari ndaj njëri tjetrit", tha Veliaj.

r.d/e.l/NOA

Më shumë mbi argumentin e ditës:

Posta Shqiptare, 20 mijë euro dhe 1.9 milionë lekë për familjet e përmbytura

Punonjës të Kryqit të Kuq Shqiptar gjenden në Shkodër

Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë: Plan për ndihma pas përmbytjeve

Kërkesa e Shqipërisë pranohet nga BE, vijnë 7 ekspertë të Brukselit

Komuniteti Mysliman: SOS përmbytjet, të nisë fushatë ndihmash

Informacionet më të fundit mbi situatën e përmbytjeve në vend

Deklarata e plotë e Qeverisë Italiane për situatën e përmbytjeve në Shqipëri

Podujeva ndau 20 mijë euro ndihmë, pas vërshimeve që e kanë kapluar Shqipërinë

Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona

AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja

Topalli: Situata po shfrytëzohet nga disa individë, s'bëhet politikë me të tilla ngjarje

Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht

PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve

Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit

PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet

Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura

Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë

Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent

Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve

Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët

Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve

Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura

Situata në qarkun e Shkodrës vazhdon të jetë problematike

KOMENTE