Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia arreston një 46-vjeçar, po vidhte një aparaturë saldimi te një firmë ndërtimi
English

Policia arreston një 46-vjeçar, po vidhte një aparaturë saldimi te një firmë ndërtimi

Tiranë, 8 janar NOA - Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia teksa kryente transportin e një aparature saldimi që sapo e kishte vjedhur në një firmë ndërtimit.

Përgjatë orëve të vona të natës së mbrëmshme nga shërbimet e hetimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr.2 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i 46-vjeçarit Ilir Lulja, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. Arrestimi i tij u krye pasi dje rreth orës 02.30, në rrugën "Margarita Tutulani" në Tiranë është kapur duke transportuar me karrocë dore një aparaturë saldimi, të cilën dyshohet se e kishte vjedhur në ambientet e firmës së ndërtimit "Sorael", në Tiranë.

U kryen veprimet proçeduriale, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparatura e saldimit.

Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë, për veprën penale të "vjedhjes".

k.k/NOA

KOMENTE