English

Afganistan: Raketat goditën ndërtesën e konsullatës amerikane

Kabul, 9 Janar NOA - Raketat e hedhura në ndërtesën në të cilën do të vendoset konsullata e Shteteve të Bashkuara në qytetin Herat në Afganistan, kanë dëmtuar dy kate, por nuk kanë shkaktuar viktima në njerëz. Shefi lokal i policisë, Akramudin Javar, tha se "dy raketa e kanë goditur katin e tretë dhe të katërt", citon radio Evropa e Lirë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kabul e ka konfirmuar incidentin në hapësirën e konsullatës, por nuk ka dhënë ndonjë detaj.

KOMENTE