Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Çalik Holding mbështet me 150 mijë euro familjet e prekura nga përmbytjet në veri
English

Çalik Holding mbështet me 150 mijë euro familjet e prekura nga përmbytjet në veri

Tiranë, 9 Janar NOA - Çalik Holding, nëpërmjet 3 kompanive të kësaj korporate që operojnë në Shqipëri, Albtelecom, BKT dhe Eagle Mobile vendosi të dhurojë një shumë prej 150 mijë Eurosh, për të ndihmuar familjet e prekura nga përmbytjet në veri të vendit.

Nisur nga situata e krijuar në zonën e Shkodrës, Lezhës dhe Shëngjinit, këto kompani kontribuuan me 120 mijë euro në të holla (që do të kalojnë në numrin e llogarisë për të prekurit) dhe me 30 mijë euro vlerë në ushqime. Albtelekom, BKT dhe Eagle Mobile, pjesë të Çalik Holding në Shqipëri, reaguan menjëherë dhe në mënyrë aktive për të ndihmuar familjet e evakuuara dhe ato të mbetura në shtëpitë e tyre në zonën e prekur nga përmbytja.

Ndjeshmëria e këtyre kompanive ka qenë mjaft e lartë gjatë gjithë periudhës së tyre aktive që nga privatizimi nga ana e Çalik Holding.

Vlen të përmendet fakti se kompanitë Albtelecom dhe Eagle Mobile, të cilat kanë shtrirje në zonat e prekura, ofrojnë normalisht të gjitha shërbimet e tyre përkatëse.

Kompanitë vënë në dukje se shërbimet do të vazhdojnë të ofrohen me kujdesin maksimal, në mënyrë që të ndihmojnë në komunikimin e banorëve të zonës, zyrtarëve dhe institucioneve ndihmëse që kontribuojnë për zgjidhjen e situatës së rënduar.

Presidenti i Çalik Holding për Ballkanin dhe Europën Lindore, z. Orhan Çoskun (Orhan Xhoshkun) në një deklaratë ka thënë se Çalik Holding "nuk mund të qëndrojë duarkryq në situata të tilla kur njerëzit kanë përjetuar një fatkeqësi natyrore".

"Ne jemi të ndjeshëm ndaj situatave të tilla me pasoja sociale. Këto janë rastet dhe kjo është koha që ne duhet të qëndrojmë më pranë njëri tjetrit. Dua të theksoj se qëndrimi ynë aktiv në të tilla raste është pjesë themelore e principeve tona të Çalik Group. Ne jemi pranë këtyre familjeve, dhe shpresojmë e urojmë që gjendja e rënduar e përmbytjeve të marrë fund sa më parë," ka shtuar z. Xhoshkun (CoÅŸkun).

Po ashtu, Drejtorët e Përgjithshëm të Albtelecom, BKT dhe Eagle Mobile, z. Mustafa Reshit Akdoan (Mustafa ReÅŸit AkdoÄŸan), z. Sejhan Penxhaplëgil (Seyhan Pencaplıgil) dhe z. Ali Tashkën (Ali TaÅŸkın) kanë vënë në dukje solidarizimin e tyre me banorët në këtë situatë të krijuar.

Ndërkohë, kompania Eagle Mobile në bashkëpunim me Top Channel ka vënë në dispozicion numrin 56666, ku çdo abonent mund të dërgojë SMS me vlerë 100 lekë, dhe të gjitha këta kontribute do t'u shkojnë familjeve të zonave të prekura.

KOMENTE