English

Eurostat: Papunësia në BE ka arritur në nivelin prej 8.3 %

Bruksel, 9 janar, NOA - Gjithnjë e më shumë lajme dramatike në frontin e papunësisë mbërrijnë nga vendet e Bashkimit Evropian. Sipas të dhënave të Eurostat, norma e këtij treguesi në muajin nëntor ka arritur në 8,3%, kur në vitin 2008 ajo ka qenë 7,1%. Evropianët që kërkojnë punë tani janë 2 milionë më shumë sesa 313 mijë që kanë qenë një vit më parë dhe 30 mijë më shumë se në muajin tetor.

Sipas statistikave të Eurostat, shkalla e papunësisë në Eurozonës u rrit në 10% në nëntor, norma kjo më e lartë e shënuar që nga gushti 1998. Të papunë aktualisht në këtë zonë numërohen të jenë 15.712 milion persona, ndërsa vetëm në Itali norma e papunësisë rritet në 8% gjatë fundit të vitit të kaluar, kundrejt 7,1% në të njëjtën periudhë të vitit 2008. Ndërkaq, shkalla e papunësisë vlerësohet për këtë periudhë në nivelin prej 10% në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me 5,2% në Japoni.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE