Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeparlamentarja komenton akuzat se ndihmat nuk po shkojnë atje ku duhet
English

Kryeparlamentarja komenton akuzat se ndihmat nuk po shkojnë atje ku duhet

FOTOT

>> Niveli i Bunës, 9.11 nga 9.25 që është pika kritike

>> Mbërrijnë në Kakavijë 40 mjete ndërhyrëse të NATO

Shkodër, 9 Janar NOA - Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli ka komentuar sot akuzat se ndihmat nuk po shkojnë atje ku duhet, duke theksuar se të gjitha ndihmat që mbërrijnë, shoqërohen dhe ndahen nga forcat e policisë dhe ushtrisë, te banorët në nevojë.

"Unë çdo minutë, veç të tjerash flas edhe me kryetarët e komunave, të cilët me stafin e tyre të shoqëruar nga forca të ushtrisë dhe policisë ndjekin nga afër situatën. Deri tani kanë shkuar 40 tonë ushqime, ujë, si dhe ushqim edhe për gjënë e gjallë", - tha Topalli nga Harku i Bërdicës ku po ndiqte sot situatën.

Ajo theksoi se "për fatin tonë të mirë nuk kemi humbje në jetë dhe i gjithë vullneti dhe përqendrimi ynë është të mos lejojmë asnjë humbje jete. S'ka gjë më të shtrenjtë se jeta e njeriut".

Kurse pranoi se gjithçka që varet nga strukturat shtetërore është në menaxhim e sipër me përgjegjësinë më të madhe.

Kryetarja e Kuvendit siguroi se menaxhimi i situatës është bërë me sens të tillë përgjegjësie si asnjëherë më parë.

Kurse apeloi se bashkëpunimi i banorëve për evakuimin mbetet kusht i domosdoshëm që asnjërit të mos i ndodhë asgjë pasi vuri në dukje se niveli i liqenit është rritur me 13 cm dhe se reshjet po vazhdojnë ndërkohë që prurjet e lumit të Kirit dhe Gjadrit janë të larta.

Për më tepër, edhe ujërat që vijnë nga Mali i Zi e kanë bërë shumë të lartë nivelin në liqenin të Shkodrës dhe për rrjedhojë kjo ka bërë që sipërfaqet e përmbytura të rriten", - tha Kryetarja e Kuvendit e cila vazhdon të ndjekë orë pas ore situatën në terren.

r.d/e.r/NOA

Qeveria e Kosovës, 200 mijë euro për rajonet e përmbytura në Shqipëri

Ciko: Kompanitë private dhe shtetërore po japin ndihma të konsiderueshme

PS lëshon një apel të fortë për ndihmë ndaj përmbytjeve

METE: Ka tendencë zvogëlimi të prurjeve, në kaskadën e lumit Drin

PS akuzon: Kriza humanitare, nga babëzia e Qeverisë

Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike

KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve

Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet

Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe

Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet

Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari

KOMENTE