English

METE: Ka tendencë zvogëlimi të prurjeve, në kaskadën e lumit Drin

FOTOT

>> Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike

>> Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet

Tiranë, 9 Janar NOA - Strukturat e Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës ndodhen në terren për të ndihmuar me mjetet e nevojshme financiare banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër kurse në kaskadën mbi lumin Drin prurjet janë drejt rënies dhe situata po stabilizohet, pavarësisht reshjeve të shiut në zonat verilindore të vendit.

Këto pohime bëri sot në mesditë Ilir Ciko, drejtori i kabinetit në Ministrinë e Ekonomisë, i cili theksoi se është duke u stabilizuar situata dhe se ka tendencë në zvogëlim të prurjeve në kaskadën e lumit Drin.

Z.Ciko tha gjithashtu se në Hidrocentralin e Vaut të Dejes shkarkimet kanë rënë nën 2000 m3/sek, aktualisht janë 1900 m3/sek, ndërsa prurjet në hidrocentralin e Fierzës maten rreth 650 m3/sek që do të thotë se kanë tendencë rënie. Sipas tij, tashmë strukturat e METE-s ndodhen në terren për të ndihmuar me mjetet e nevojshme financiare banorët e prekur nga përmbytjet në Shkodër, ndërsa shtoi se në këtë drejtim një kontribut të madh po jep edhe biznesi.

"Ne kemi vënë në dispozicion të zonave të përmbytura edhe repartin e inspektim shpëtim të minierave që është një strukturë e specializuar për ndërhyrje në raste të tilla", deklaroi Ciko, ndërsa ftoi biznesin për t'i ardhur më tepër në ndihmë banorëve të këtyre zonave.

e.r/NOA

Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike

KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve

Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet

Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe

Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet

Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari

KOMENTE