English

Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari

Durrës, 9 janar, NOA - Reshjet e shiut dhe moti i keq kanë krijuar një situatë mjaft të vështirë mëngjesin e sotëm në Portin e Durrësit. Ai është gjendur në një kaos të vërtetë pasi forca goditëse e dallgëve të detit ka arritur të jetë deri në 8-9 ballë.

Kjo ndihmohet edhe nga erërat të cilat mësohet se kanë aktualisht një shpejtësi prej 18 m/sek. Për këtë arsye, moti i keq ka vështirësuar së tepërmi punën në port.

Por edhe tragetet kanë pasur vështirësi lundrimi, duke mos mbërritur në kohën e duhur. Bëhet me dijeni se për këtë

nuk kanë mbërritur tragetet në Durrës, kur dy tragete të linjës Durrës-Bari duhej të ankoroheshin tashmë.

n.e/NOA

KOMENTE