Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një yll me 3.260 vjet dritë larg kërcënon jetën në Tokë
English

Një yll me 3.260 vjet dritë larg kërcënon jetën në Tokë

Uashington, 9 janar, NOA Update - Është një yll në galaktikë tonë të qumështit, 3.260 vjet dritë larg nga Toka i cili një ditë mund të shpërthejë dhe të rrezikojë jetën në planetin tonë.

Një fakt i tillë u pohua seriozisht në takimin e Shoqërisë Astronomike Amerikane i cili po mbahet në Uashington, ku u tha se një gjë e tillë kjo mund të ndodhë deri në 10 milion vjet, por ndoshta edhe më herët.

Ylli në fjalë ka grumbulluar materiale si hidrogjen apo gazra të pasura dhe kjo masë paraqet rrezik shpërthimi.

Vëzhgimet e bëra me teleskop në hapësirë tregojnë sesi ylli nën hetim vazhdon të rritë madhësinë e tij duke arritur një prag në dorë të fatit, i cili sipas Edward Sion nga universiteti Vilanuova i Pensilvanisë është 10 milionë vjet maksimumi, por që mund të jetë më i afërt në kohë.

Por më serioz është fakti se ai mund të jetë në gjendje të dërgojë që në largësinë ku ndodhet një rrezatim të aftë për të shkatërruar mjedisin tokë, duke filluar me shkatërrimin e shtresës së ozonit që na mbron.

n.e/NOA

KOMENTE