Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nuk paguan gjobën 2 mijë euro, e konverton me burg 53 ditë
English

Nuk paguan gjobën 2 mijë euro, e konverton me burg 53 ditë

Durrës, 9 janar NOA - Një person i dënuar për falsifikim dokumentesh, duhet t'i paguante shtetit detyrimin e caktuar nga gjykata prej afro dy mijë eurosh por as që e ka vrarë mendjen duke parapëlqyer që më mirë të qëndrojë afro dy muaj në qeli,

Ngjarja ka për protagonist 35-vjeçarin Fatos Bunaci, lindur në Dibër e banues në lagjen Nr.14 Durrës.

Fatos Bunaci ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës më datë 12 maj 2008.

Shërbimet policore thanë sot se bënë të mundur kapjen e personit tashmë në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Tirane, me vendim të datës 14 prill 2008 ka bërë konvertimin e dënimit të dhënë më datë 23 tetor 2007.

Bunacit i ishte dhënë detyrimi financiar për t'u likuiduar, në shumën prej 266.666 lekë dhe gjykata këtë shumë e konvertoi me një muaj e 23 ditë burg.

v.q/e.r/NOA

KOMENTE