English

PS lëshon një apel të fortë për ndihmë ndaj përmbytjeve

FOTOT

>> Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike

>> Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet

Tiranë, 9 Janar NOA - Thirrjen për të mbështetur banorët e zonave të përmbytura në emër të Partisë Socialiste ka shprehur para pak minutash deputetja Englantina Gjermeni, e cila ripërsëriti faktin se kushdo me një kontribut të vogël e modest mund të bëjë shumë në këtë katastrofë që ka përfshirë Veriun e vendit.

Gjermeni në komunikimin publik tha se pasi të mbarojë faza emergjente, kur banorët e evakuuar të kthehen në banesat e dëmtuar do të jetë dhe nevoja me e madhe për ndihmën e gjithsecilit prej nesh.

"Partia Socialiste solidarizohet me të gjithë banorët në nevojë në zonat e përmbytura, të cilët po përballen me vështirësi të mëdha edhe po luftojnë për të mbijetuar", - theksoi Englantina Gjermeni.

Kurse shtoi: "I bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Socialiste, si dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që jetojnë brenda Shqipërisë apo në emigracion, të shprehin solidaritetin dhe mbështetjen e tyre për familjet, shtëpitë e pasuria e së cilave janë nën ujë".

Partia Socialiste ka hapur dy llogari bankare, në dy banka të ndryshme, për të mbledhur ndihma financiare për familjet e përmbytura. Ndaj Gjermeni ftoi që "secili prej nesh mund të kontribuojë me një shumë sado modeste, për t'i bërë këto familje të mos ndjehen vetëm. Shumat e mbledhura në këto llogari bankare do të shkojnë për familjet në nevojë, dhe ky proces do të kryhet me transparencë të plotë".

Në vijim, Gjermeni pohoi se "jemi të ndërgjegjshëm se vështirësitë me të cilat përballen këto familje, nuk mund të mbarojnë me shmangien e rrezikut të përmbytjes, duke vlerësuar se këto familje do të kenë nevojë për mbështetje, ushqime, veshmbathje dhe më pas, derisa jeta e tyre të kthehet në normalitet.

Për këtë arsye Partia Socialiste, - siguroi Gjermeni, - do të vazhdojë të insistojë për kompensimin nga ana shtetit e të gjithë të dëmtuarve edhe në të njëjtën kohë për nxjerrjen e përgjegjësive për këtë katastrofë.

e.r/NOA - FOTOT

Niveli i lumit Bunë, momentalisht 9.11 nga 9.25 që është pika kritike

KESH: Kaskadat e HEC, me ulje të ndjeshme të prurjeve

Çalik Holding jep 150 mijë euro për familjet e prekura nga përmbytjet

Qeveria kërkon ndihma, 6 shtete japin 30 gjeneratorë, ekipe zjarrfikëse, tenda e ilaçe

Mbërrijnë në Kakavijë rreth 40 mjete ndërhyrëse të NATO-s për përmbytjet

Moti i keq shkakton dallgë të forta në Portin e Durrësit, nuk mbërrijnë dy tragete nga Bari

KOMENTE