Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Publikohen të dhënat më të fundit mbi situatën e përmbytjeve
English

Publikohen të dhënat më të fundit mbi situatën e përmbytjeve

Tiranë, 10 Janar NOA - Ministria e Brendshme publikoi para pak çastesh të dhënat më të fundit mbi situatën e emergjencës humanitare në zonat e prekura nga përmbytjet.

Fatmir Konja, shef i shtypit të MB tha se në vijim të detyrave të përcaktuara nga Komiteti Ndërministror, strukturat e Forcave të Armatosura, të Policisë së Shtetit dhe të institucioneve të tjera në zonat e përmbytura gjatë ditës së sotme realizuan këto operacione:

Nga DBUMK në bashkëpunim me strukturat e ushtrisë janë kryer operacionet për furnizimin me bazë ushqimore për gjënë e gjallë, gjithsej 10 tonë:

Komuna Dajç 3, 5 Ton.

Komuna Ana e Malit 2, 5 Ton.

Komuna Bushat (Mali Jushit) 4 Ton

Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër të mbështetura nga strukturat mbështetëse të Ministrisë së Brendshme janë zbatuar në terren operacionet për ruajtjen dhe sigurimin e argjinaturave, akseve të rrugëve, urave si dhe u bashkëpunua me strukturat e tjera të ushtrisë për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe evakuimin e komunitetit nga zonat e përmbytura.

Nga strukturat e Forcave të Armatosura janë kryer operacionet e dërgimit të ndihmave ushqimore të Rezervave të Shtetit në:

Komunen Dajç 8 ton ushqime, 1000 palë çizme të ardhura nga Kompani private

Komunen Velipojë, 2 ton ushqime, 2 ton uje.

Komunen Guri i Zi, 2, 5 ton ushqime nga Shoqata Turk Horizont

Bashkinë Shkodër 50 pako ushqime në lagjen Livadhe.

Strukturat e Forcave të Armatosura janë angazhuar për evakuimin e rreth 160 personave në Komunen Bushat, fshatin Mali Jushit, Obot, komuna Ana malit, Ura Gjon Lulit, Komuna Velipoje, Komuna Rrethina, Bashkinë Shkodër në lagjet bahçallek dhe Livadhe.

Strukturat ushtarake Greke janë aktivizuar në largimin e ujrave me pompa pranë stacionit të pompave në Draqin

Strukturat e huaja të ardhura nga Maqedonia, Sllovenia, Greqia, Italia, janë akomoduar pranë repartit Vau Dejës në pritje për të marrë detyrat nga zyra operacionale ushtarake e ngritur pranë KECQ.

Rezervat e Shtetit kanë marrë masat e duhura duke transportuar brënda ditës së sotme të gjithë kontigjentin e ndihmave të kërkuar nga KECQ për llogari të njesive vendore.

Gjatë ditës së sotme janë takuar me kryetarin e KECQ, atasheu ushtarak amerikan dhe Drejtori i USAID-it. të cilët u informuan për situaten në rajonin e njësive vendore të përmbytura.

Është punuar për përforcimin e argjinaturës, në Velipoje, Ças, Dajç.

Nga KEC të njësive vendore kanë filluar të vijnë evidencat që bëjnë fjalë për sasinë e saktë të familjeve të evakuuara brenda dhe jashtë territorit të komunës.

Drejtoria Rajonale e Rrugëve në bashkëpunim me DPQ të punoi për piketimin dhe vendosjen e kufizuesve në akset e rrugëve të përmbytura.

DRA në vijim të porosive të Ministrit të Arsimit mori masat e duhura dhe hartoi programet përkatëse për asistencën e qendrave të pritjes së komunitetit të evakuuar me psikologë të shkollave të mesme.

Të dhëna mbi numrin e personave të evakuuar, sipërfaqen e tokës dhe numrin e shtëpive të përmbytura:

Nr.

Njësia vendore

Tokë e përmbytur

Persona të evakuuar

Shtëpi të përmbytura

1

B. Shkodër

250 ha

586

330

2

K. Dajç

2000 ha

2000

1187

3

K. Ana Malit

1200 ha

282

180

4

K. Velipojë

2000 ha

25

50

5

K. Bërdicë

1900 ha

810

368

6

K. Guri Zi

1000 ha

730

200

7

K. Bushat

1700 ha

312

150

8

K. Qendër, M. Madhe

50 ha

10

8

9

K. Rrethina

300

25

16

Gjithsej

10. 400 ha

4780 persona

2489 shtëpi

Te dhëna orare per kaskaden e Drinit dhe Ulzes: ora 18:00, 10. 01. 2010

a. Kuotat, prurjet dhe prodhimi

HEC

K. max. lejuar

(m)

K. orare

(m)

Dif. Kuotave orare

(cm)

Prurjet orare

(m3/sek)

Prodhimi orar

(MË)

Fierze

296. 00

291. 53

-2

700

450

Koman

175. 00

170. 21

-8

200

580

V. Dejes

76. 00

74. 11

-2

170

250

Ulez+Shkopet

128. 80

127. 91

+3

180

12

HEC e tjere

43

Derdhje uji

Fierze

Koman

V. Dejes

Ulez

Shkopet

Porta (m3/sek)

650

800

1200

0

0

Agr (m3/sek)

450

580

560

64

80

Total (m3/sek)

1100

1380

1760

64

80

KOMENTE