English

Topalli ndjek nga afër evakuimin e personave në zonat e përmbytura

Tiranë, 10 janar NOA - Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ishte sot në zonat e përmbytura në Livade, ku në bashkëpunim me forcat e ushtrisë dhe policisë, vijoi shpërndarja e ushqimeve, ujit dhe medikamenteve.

Topalli u bëri apel e banorëve të kësaj zone, të largojnë së pari fëmijët, gratë e të sëmurët.

"Ne, deputetët, shtabi i emergjencës, ushtria dhe policia, tha ajo, jemi të gjithë këtu për t'ju gjendur pranë e për t'ju dhënë ujë e ushqime dhe po ashtu do të dëmshpërblejmë të gjitha dëmet e shkaktuara nga përmbytja" tha Topalli.

Në takimet me banorët Kryetarja e Kuvendit garantoi marrjen e të gjitha masave me përgjegjësi maksimale për kapërcimin e situatës.

Po sot Topalli ka qenë edhe në zonat e pymbytura përgjatë Bunës në Murriqan, në Ana e Malit e në fshatra të tjerë kur ku u takua e bisedoi me banorët dhe ndoqi nga afër evakuimin e banorëve, shpërndarjen e ushqimeve dhe dikamenteve.

k.k/NOA

KOMENTE