English

Gjendet një 28-vjeçare e vetëvarur, vuante nga depresioni

Elbasan, 11 janar, NOA - Një vajzë 28-vjeçare është gjendur e vetëvarur pranë varrezave të fshatit Zavalinë të Elbasanit nga të afërmit e saj. Lajmi bëhet me dijeni nga burime të policisë së Elbasanit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave e vetëvarura quhet Rozeta Sinani, dhe është banuese e fshatit Zavalinë. Ajo në fakt ishte shpallur në kërkim nga të afërmit e saj një dy ditë më parë pasi nuk gjendej, por në fund është konstatuar e vetëvarur pranë varrezave.

Në vendngjarje u dërgua menjëherë grupi hetimor, i cili pasi kreu veprimet proceduriale si këqyrjen e kufomës dhe pyetjen e deklaruesve, u konstatua se ajo vuante nga sëmundja e depresionit, për të cilën edhe mjekohej.

Nga ana e ekipit hetimor po punohet për sqarimin e plotë të motivit të vetëvarjes, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale "Shkaktim i vetëvrasjes", e cila parashikohet nga neni 99 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE