English

Situata në Shkodër, MB: Janë përmbytur 2499 shtëpi dhe u evakuuan 4780 persona

Tiranë, 11 janar NOA - Ministria e Brendshme ka lëshuar sot një deklaratë për shtyp mbi të dhënat e situatës së krijuar nga përmbytjet në qarkun e Shkodrës deri në mesditën e sotme.

Sipas ministrisë së Brendshme deri në orën 13:00 janë përmbytur 10.400 hektarë tokë, 2499 shtëpi ndërsa janë evakuuar 4780 persona.

Mësohet se nga Drejtoria e Ndërmarrjes e Ujësjellësit qytet janë marrë pompat e ardhura nga Maqedonia dhe janë dërguar tek stacioni i pompave në Dobraq.

Nga DBUMK në bashkëpunim me strukturat e ushtrisë janë kryer operacionet për furnizimin me bazë ushqimore për gjënë e gjallë, gjithsej 3.2 ton për Komunën Guri Zi, 2 ton (koncentrate ushqimore blegtorale) dhe për Komunën Berdicë 1.2 Ton (koncentrate ushqimore blegtorale)

Drejtoria e Shëndetit Publik me Drejtorinë e Ujësjellësit qytet dhe fshat, njësitë e qeverisjes vendore në zbatim të urdhrit të KECQ janë ngarkuar me detyre për marrjen e masave urgjente për kontrollin, monitorimin, dhe dezinfektimin e ujit të pijshëm për të ruajtur parametrat e normave të lejueshme të përdorimit nga konsumatorët.

Nga strukturat e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Shkodër të mbështetura nga strukturat mbështetëse të Ministrisë së Brendshme janë planizuar dhe po ndërmerren konkretisht operacionet në terren për ruajtjen dhe sigurimin e argjinaturave, akseve të rrugëve, urave si dhe po bashkëpunojnë me strukturat e tjera të ushtrisë për shpërndarjen e ndihmave ushqimore dhe evakuimin e komunitetit nga zonat e përmbytura .

Nga Strukturat e ushtrisë po kryhen konkretisht operacionet e dërgimit të ndihmave ushqimore të Rezervave të Shtetit në Komunen Dajç, Velipojë, Guri i Zi, Berdicë, Ana Malit, Bushat dhe Bashkinë Shkodër mbi bazën e urdhrit të dalë nga KECQ për këtë qellim.

Strukturat e huaja të ardhura nga Kosova, Maqedonia, Sllovenia, Greqia, Italia, të akomoduar pranë repartit Vau Dejës kanë marrë detyrat konkrete për të ndërhyre në zonat e përmbytura.

Rezervat e Shtetit kanë marrë masat e duhura për të filluar transportin brenda ditës së sotme të gjithë kontigjentin e ndihmave të kërkuar nga KECQ për llogari të njesive vendore.

Nga KEC të njësive vendore kanë filluar të vijnë evidencat që bëjnë fjalë për sasinë e saktë të familjeve të evokuara brenda dhe jashtë territorit të komunës.

Nga Drejtoria Rajonale e Rrugëve në bashkëpunim me DPQ vazhdon puna për piketimin dhe vendosjen e kufizuesve në akset e rrugëve të përmbytura.

DRA në vijim të porosive të Ministrit të Arsimit ka marrë masat e duhura dhe ka hartuar programet përkatës për asistencën e qendrave të pritjes së komunitetit të evakuar me psikologë të shkollave të mesme.

k.k/NOA

KOMENTE