Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zhduket 40-vjeçari, familjarët gjejnë makinën e tij të braktisur dhe me dyer të hapura
English

Zhduket 40-vjeçari, familjarët gjejnë makinën e tij të braktisur dhe me dyer të hapura

Durrës, 11 janar NOA - Prej dy ditësh një 40-vjeçar rezulton i zhdukur ndërsa familjarët e tij kanë arritur të gjejnë automjetin të braktisur.

S.L, është larguar nga banesa me automjetin e tij tip-Benz 250 me targa Tr 3606 I, paraditen e datës 9 janar dhe nuk u kthye më.

Një ditë më vonë pikërisht mëngjesin e djeshme familjarët e 40-vjeçarit kanë gjetur automjetin në vendin e quajtur "Pylli i pishave" në fshatin Fllakë.

Policia e lajmëruar u vu menjëherë në lëvizje duke shkruar në vendin ku ka filluar kryerja e veprimeve të para hetimore.

Policia sqaroi se 40-vjeçari, banor i fshatit Mëzes Tiranë, beqar, më datë 9 janar të vitit 2010, rreth orës 10.00, është larguar nga banesa me automjetin e tij duke thënë se do të shkonte deri në qendrën e banimit dhe deri në mbrëmje nuk është kthyer.

Po nga hetimet e para rezulton se familjaret e tij, gjate orëve të para të datës 10 janar në bregdetin e Fllakës, tek "Pylli i pishave", kanë gjetur të padëmtuar, të lënë me dyer të hapura dhe çelësa në kuadër automjetin e tij.

Efektiva të Policisë së Qarkut Durrës dhe shërbime të specializuara për kërkimet nën ujë kanë kryer gjatë gjithë ditës së djeshme kërkime në zonën përreth e cila si rezultat i daljes së detit ka krijuar gropa të mëdha uji.

Kërkimet e deritanishme nuk kanë rezultuar pozitive dhe policia deklaroi se po punohet në vazhdimësi për gjetjen e 40-vjeçarit.

k.k/NOA

KOMENTE