English

Kupa e Italisë, Marchisio çuditshëm në listën e lojtarëve

Itali, 12 Janar NOA - Ditën e nesërme Juventus do të luajë në Kupën e Italisë një ndeshje të vështirë përballë Napolit ku një pjesë të madhe të lojtarëve nuk do ti ketë prezent dhe kjo nuk është si pasojë turnoveri, por pasi shumica e tyre janë të dëmtuar.

Port këtë gjë Ferrara ka thirrur shumë lojtarë nga ekipi i të rinjve të Juventus ku mund të përmendim Esposito, Immobile dhe Giandonato.

Krahas tyre mjaf çuditshëm në listën e lojtarëve të cilët janë thirrur për këtë ndeshje është dhe mesfushori i Juventus Claudio Marchisio i cili i ishte i skualifikuar për një turn në këtë kompeticion dhe nuk duhet të ishte pjesëmarrës në këtë ndeshje.

Lista e plotë e të gjithë lojtarëve të thirrur nga tekniku bardhezi për këtë ndeshje është si më poshtë:

Caceres, Chiellini, Felipe Melo, Cannavaro, Grosso, Salihamidzic, Marchisio, Del Piero, Amauri, Chimenti, Manninger, Zebina, Grygera, Diego, De Ceglie, Legrottaglie, Esposito, Giandonato, Immobile.

r.b/NOA

KOMENTE