English

Vdes në moshën 100-vjeçare ajo që ruajti ditarin e Ana Frankut

Berlin, 12 janar, NOA - Eshtë ndarë nga jeta në moshën 100-vjeçare gruaja e cila ruajti gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore ditarin e Ana Frankut. Kjo e fundit njihet nga e gjithë bota pasi u bë e famshme me botimin e ditarit të kujtimeve për kohën që qëndroi bashkë me familjen e saj e fshehur në Amsterdam. Vajza adoleshente hebreje pasi u gjet, u çua në një kamp përqendrimi ku edhe gjeti vdekjen, por romani "Ditari i Ana Frankut" do ta bënte të pavdekshme.

E kjo falë ruajtjes që i bëri dokumentit të kujtimeve të saj, Geis e cila punoi si sekretare për të atin e Ana Frankut. Ajo ishte nga jo hebrejët e paktë që e ndihmoi familjen Frank me ushqime në kohën që qëndronin të fshehur. Pas bastisjes së apartamentit nga nazistët, Geis mblodhi fletët e shënimeve të Ana Frankut, të cilat u botuan nën titullin "Ditari i Ana Frankut" në vitin 1947 dhe vepra e saj do të bëhej me famë në të gjithë botën.

n.e/NOA

KOMENTE