Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Haiti, Italia verifikon gjendjen e qytetarëve italianë
English

Haiti, Italia verifikon gjendjen e qytetarëve italianë

Romë, 13 janar, NOA - Ministria e Jashtme Italiane është duke verifikuar orët e fundit gjendjen e qytetarëve italianë të cilët ndodhen në Haiti, pas rënies së tërmetit. Sipas deklarimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme në Haiti jetojnë rreth 100 italianë dhe si pasojë e tërmetit është penguar komunikimi duke vështirësuar punën lidhur me numrin e saktë të qytetarëve italianë që mund të jenë goditur nga tërmeti.

Gianfranco Del Pero, i ngarkuari me punë pranë Ambasadës Italisë në Santo Domingo, ka thënë se nuk ka viktima në delegacionin diplomatik italian në Haiti. Në të gjitha vendet e Karaibeve, Italia përfaqësohet me nga një konsull nderi.

Pas tërmetit situata në Haiti paraqitet e rëndë. Shumë ndërtesa në kryeqytetin Port-au-Prince janë shembur.

a.k/NOA

KOMENTE