Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Korporata Elektroenergjitike e Kosovës i blen energji KESH-it
English

Korporata Elektroenergjitike e Kosovës i blen energji KESH-it

Prishtinë, 13 Janar NOA - Korporata Elektroenergjitike e Kosovës KEK sh.a. njofton se nga ditët e fundit të dhjetorit dhe gjatë janarit ka marrë energji elektrike nga korporata simotër KESH në formë shkëmbimi për aq sa e lejojnë kapacitet transmetuese, me qëllim që ta ndihmojë KESH-in në përballimin e situatës.

Për këtë qëllim KEK ka ndalur nga puna dy njësi për prodhim të energjisë elektrike në TC "Kosova A", në mënyrë që në Hidrocentralet e Shqipërisë rezervat hidrike të përdorën sa më shumë për prodhim të energjisë elektrike e të mos humbet uji.

Kjo marrëveshje me KESH-in njëkohësisht ka ndihmuar edhe në uljen e rrezikut nga vërshimet e mëdha në Shkodër.

"Konkretisht, KEK ka marrë varësisht prej orës dhe ditëve deri në 300 MW për orë, apo mbi 5600 MWh brenda 24 orëve, që nga data 26.12.2009. Gjithçka është bërë në bazë të marrëveshjeve KEK-KESH për shkëmbime të energjisë elektrike", - tha sot për agjencinë NOA, Viktor Buzhala, zëdhënës i KEK-ut,

Energjia e pranuar nga ana e KEK-ut prej Shqipërisë është energji e shkëmbyer dhe nuk paraqet shit-blerje të saj. KEK-u ndër vite bashkëpunon me KESH-in në fushën e shkëmbimeve të energjisë elektrike.

Rrjedhimisht, KEK sh.a. njofton që nuk ka shitur energji elektrike në Shqipëri gjatë muajit dhjetor, përveç kthimit të një sasie shumë të vogël të borxhit në energji KESH-it. Për informimin e drejtë të publikut, KEK-u njofton që bëhet fjalë për një sasi të energjisë fare të vogël, e cila është e barabartë gjatë tërë nëntorit dhe dhjetorit me energjinë elektrike që KEK ka marrë nga KESH vetëm gjatë dy ditëve në fund të dhjetorit dhe gjatë janarit.

Kjo nënkupton që informatat e publikuara në media të ndryshme për sasi të mëdha të energjisë kinse të shitura KESH-it nga ana e KEK-ut janë të pasakta!

KEK sh.a. ka vënë në dispozicion të KESH-it tërë potencialin e vet teknologjik për të ndihmuar në tejkalimin e vështirësive në hidrocentralet e KESH-it, vështirësi që kanë rezultuar nga ngritja e nivelit të prurjeve në liqenin e Fierzës.

"KEK-u mbetet thellësisht i angazhuar të ndihmoi dhe në ditët në vijim deri në stabilizimin e gjendjes në hidrocentralet shqiptare", - deklaroi z. Buzhala.

a.b./r.b/NOA

KOMENTE