Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nga epiqendra e imoralitetit dhe injorancës
English

Nga epiqendra e imoralitetit dhe injorancës

KRIMI NR.14

Shoqata e peshkatarëve dhe shoqata e deputetëve të Parlamentit të Kosovës

Nga Behxhet Shala*

Peshkatarët merren me peshkim, qoftë si hobi , qoftë për të siguruar të mira materiale për veten dhe familjet e tyre. Disa prej tyre kanë dëshirë të peshkojnë të vetmuar ndërsa të tjerët duan të peshkojnë në grup, për shkak të atmosferës, në radhë të parë! Gjatë peshkimit ata e demonstrojnë një humanizëm, sidomos kur gjinden para kamerave televizive duke i lëshuar në ujë peshqit e rënë në grepin e tyre. Janë qejfli të mëdhenj. Një peshkatar i ndërgjegjshëm dhe profesionist asnjëhere nuk do të peshkoi në periudhën kur është i ndaluar peshkimi.

Kanë dëshirë ta rrisin prenë e peshkuar, si nga pesha ashtu edhe nga gjatësia! Pas të reshurave të mëdha dhe kur uji bëhet i turbullt krijohen rrethana shumë të favorshme të gjuajnë peshq të mëdhenj. Këto kushte ua krijon natyra e jo ata vet! Për të qenë më efikas dhe për të gëzuar disa privilegje ata organizohen në shoqata e cila ua mbrojnë interesat e tyre, në rast se ato rrezikohen! Definitivisht janë njerëz gazmorë dhe shtensionues të situatave.

Edhe deputetët e Parlamentit të Kosovës mund të llogariten peshkatarë! Ata notojnë dhe peshkojnë shumë mirë në ujëra të turbullta. Situatat e turbullta i krijojnë vet, nuk kërkojnë ndihmë nga natyra! Bëhen qejfli të mëdhenj sidomos kur i shpenzojnë paratë e popullit! Humanizmi ka dimension dhe kuptim abstrakt për ta, e përdorin shpesh si shprehje por nuk e dinë çka është ai! Janë shakaxhinj të mëdhenj, tallen pa kufi me ata që kanë votuar për ta! Nëse disa peshkatarë i zmadhojnë gjërat për të krijuar atmosferë, këta të dytët e bëjnë këtë për ta maskuar injorancën e tyre!

Edhe këta janë të organizuar në shoqatën e tyre të cilën e quajnë Parlament ose shqip, Kuvend. Aty janë për të punuar dhe përfaqësuar popullin por e bëjnë krejt të kundërtën, e përfaqësojnë veten e tyre, interesin e tyre dhe familjeve të tyre ku hyjnë edhe interesat e klaneve të ndryshme parapolitike, politike, biznesore dhe mafioze. Për ta idealizmi dhe ndenja e solidaritetit me 70% të qytetarëve të Kosovës ka vdekur sepse janë identifikuar si keqbërës të pangopshëm. Marrin kudo që kanë mundësi dhe krijojnë mundësi të paskajshme për t'i fryrë xhirollogaritë e tyre duke i zbrazur xhirollogaritë e votuesve! E bënë një luftë titanike dhe heroike për t'i rritur pagat e tyre dhe më në fund ia arritën qëllimit.

I rritën pagat sa deshën vet dhe pa u skuqur fare! "Përfaqësuesit" e popullit u shndërruan në grykës të pashembullt, pa asnjë përjashtim! Në sy të popullit, për të krijuar përshtypje se punojnë, janë të drejtë, i luftojnë dukuritë negative dhe të kundërligjshme e shajnë njëri-tjetrin, thuaja veprojnë si korba duke ia nxjerrë sytë njëri -tjetrit ndërkaq në realitet, kur paraqitet nevoja t'i mbushin xhepat arrijnë konsensus të 100%, nuk ka më pozitë apo opozitë, bëhen binjakët siamezë! Për t'i dhënë maje këtij imoraliteti dhe paturpësie, deputetët më përtacë në këtë pjesë të Evropës e pse mos të them edhe më të padijshmit, e qerasin veten edhe me nga një rrogë shtesë, rroga e 13-të!

Dhe kjo kalon në heshtje, thuaja pa asnjë reagim! Ish - idealistët, luftëtarët për të drejtat e njeriut, ish luftëtarët e lirisë, ata që angazhoheshin për drejtësi sociale u shndërruan në brejtës të parasë publike me rrezik të madh të bëhen kusarë dhe cuba modernë! Tash u mbetet që për fillim të vitit ta marrin edhe rrogën e 14-të , si paradhënie për punën e madhe që do ta bëjnë dhe e cila do të jetë një copy paste e punës së tyre gjatë vitit 2009! Tash duhet një datë megjithatë e shënuar që do të merrej si shkas për rrogën e 14-të. Unë i propozoj dy data.

E para mund të jetë ditëlindja e kryeparlamentarit, si përfaqësues i shumicës dhe e dyta, pasi domosdoshmërisht duhet të respektohet Ahtisari, dita e synetisë së Haxhi Zylfi Merxhës, si përfaqësuesit më reprezantiv të pakicave! Shpresoj se as Piter Fejt nuk do ta kundërshtonte këtë propozim! E ndava një deputet për të cilin shpresova se i kishte mbetur një qelizë prej idealisti dhe një gram njerzillëku duke e pyetur se asnjëhere nuk do të besoja se edhe ai do të bëhet anëtar i " Çetës së Profetëve" ! E dini cila ishte përgjigja e tij?! Përgjigja ishte:" Trimi i mirë, me shokë shumë"!

(*) Dërguar nga autori, drejtor ekzekutiv i KMDLNJ -së. Qëndrimet në këtë shkrim janë personale

KOMENTE