Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Raporti i OKB: Në vitin 2009 janë vrarë 2412 persona gjatë luftës në Afganistan
English

Raporti i OKB: Në vitin 2009 janë vrarë 2412 persona gjatë luftës në Afganistan

Kabul, 13 janar, NOA - Viti i kaluar mund të quhet "i zi" për Afganistanin, sipas një raporti të fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili konfirmon se gjatë tij janë vrarë 2412 persona civilë dhe nga forcat e udhëhequra nga NATO në këtë vend.

Ky është cilësuar sipas ekspertëve si numri më i lartë i vdekjeve të shënuara për një vit, prej përmbysjes së regjimit taliban, në fund të vitit 2001.

Sipas të dhënave të konfirmuara nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan, nëse krahasohet me vitin e mëparshëm 2008, ky numër i vdekjeve civile paraqet një rritje në nivelin prej 18 %.

Në vitin 2008 ishin shënuar 2118 vrasje të civilëve, ndërsa të dhënat e vitit të kaluar flasin për një rritje të numrit të tyre. Ndërkaq, Kombet e Bashkuara theksojnë se mëse 1630 vrasje gjatë vitit 2009, ishin shkaktuar nga militantët talibanë, duke paraqitur kështu një rritje prej 40 % në krahasim me vitin 2008.

n.e/NOA

KOMENTE