English

Raporti: Konsumi global është rritur me 5% , ai i naftës me 8-fish

Uashington, 13 janar, NOA - Rreth 500 milionë njerëz të pasur në botë, të cilët përbëjnë 7 % të popullsisë botërore janë përgjegjës për emërimin e 50 % të dioksidit të karbonit global, ndërsa 3 miliardë njerëz të varfër janë përgjegjës vetëm për 6 % të prodhimit të tij. Një fakt i tillë bëhet me dijeni nga raporti "Worldwatch 2010", sipas të cilit rritja e konsumit vjetor në botë është rritur me nivelin prej 5 % duke shtuar kështu rrezikun e prodhimit të dioksidit të karbonit. Raporti vë në dukje edhe faktin se konsumi i naftës është rritur 8-fish, ndërsa ai i gazit natyror me 14-fish.

Ai shton sesi rreth 60 % e shërbimeve ofrohen falas nga ekosistemet, ndërsa nga rritja e konsumit, kontrolli i klimës, sigurimi i ujit të freskët, zhdukja e mbeturinave dhe niveli i peshkut është varfëruar. Në pesë vitet e fundit, nivelet e konsumit u rritën me nivelin prej 28 %. Kështu, në vitin 2008, globalisht janë blerë 68 milion vetura, 85 milion frigoriferë, 297 milion kompjutera dhe 1.2 miliard telefona mobil, duke shënuar një 3-fishim të shpenzimeve për frymë në mallra të konsumit.

n.e/NOA

KOMENTE