Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ylli i futbollit Lorik Cana, 10 mijë euro për familjet e përmbytura
English

Ylli i futbollit Lorik Cana, 10 mijë euro për familjet e përmbytura

Paris, 13 Janar NOA - Ylli i futbollit, lojtari i kombëtares së Shqipërisë Lorik Cana gjendet pranë familjeve të përmbytura dhe dhuron një shumë prej 10,000 euro në ndihmë të tyre.

"Me shqetësimin më të madh po e ndjek situatën në veri të vendit, e cila si pasojë reshjeve dhe prurjeve të shumta ka shkaktuar përmbytje të sipërfaqeve të mëdha territoresh, duke i ndjerë në vete këto pasoja, në shenjë solidarizimi me banorët e këtyre territoreve të përmbytura, dhuroj shumën prej 10,000 euro, me destinacion për ndihmë të familjeve të këtij rajoni", - thotë përmes një deklarate të posaçme për media, Lorik Cana.

Me këtë rast, - vijon ai, - inkuraroj të gjitha përpjekjet që shteti shqiptar, individë, organizatat dhe vendet mike të cilët po bëjnë të pamundurën për t'ju gjetur sa më afër popullatës së këtyre zonave të prekura nga kjo tragjedi.

"Në këtë drejtim, shfrytëzoj rastin tu bëj thirrje të gjithë atyre që kanë sado pak mundësi të ndihmojnë dhe t'u gjenden në çdo formë pranë familjeve të përmbytura duke i ndihmuar ata, për ta kapërcyer këtë situatë", - përfundon deklarata e nënshkruar nga Lorik Cana.

r.b/NOA

KOMENTE