Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet një taksi që transportonte 250 kg marijuanë në Sarandë
English

Zbulohet një taksi që transportonte 250 kg marijuanë në Sarandë

Sarandë, 13 Janar NOA - Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike që kishte si destinacion Greqinë, u zbulua në Sarandë, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

Zbulimi i sasisë prej 256 kilogramë lëndë narkotike e llojit marijuanë, u bë në vendin e quajtur Qafa e Gjinos, pranë qytetit të Delvinës.

Policia tha se bllokoi automjetin tip "HyundaI", veturë me targa të Tiranës, TR 94 87 R, ndërsa ai udhëtonte në rrugën nacionale Gjirokastër - Sarandë.

Në vendin e quajtur "Ura e Gajdarit" pranë qytetit të Sarandës antidroga i ka zënë pritë makinës së mbushur me drogë, pak minuta pasi ishte informuar në rrugë operative për kalimin e ngarkesës me taksi të maskuar.

Në momentin që policia i ka bërë thirrje trafikantit të dyshuar, që të ndalojë, ai përkundër urdhrit, ka rritur shpejtësinë në përpjekje për t'iu shpëtuar arrestimit.

Pas disa minutash ndjekjeje, Idriz Cela, 25 vjeç, lindur dhe banues në Sarandë, është arrestuar në kushtet e flagrancës.

Në makinë, iu gjet sasia e madhe e lëndës narkotike, 25 çanta me totalin prej 256 kilogramë marijuanë, që kishte si destinacion të dyshuar vendin fqinjë, Greqi.

r.b/NOA

KOMENTE