English

Arrestohet shoferi, shtypi për vdekje kalimtaren 71-vjeçare

Elbasan, 14 janar, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar në flagrancë 59-vjeçarin Ismail Shabani, lindur e banues në këtë qytet pasi ka aksidentuar për vdekje një kalimtare 71-vjeçare. Lajmi konfirmohet nga burimet policore të Elbasanit, sipas të cilave arrestimi i Shabanit u bë pasi duke drejtuar automjetin e tij tip Benz me targe EL 5142 B, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka goditur të moshuarën Nermine Danaj, vjeç 71, lindur e banuese në këtë qytet, e cila ka qenë këmbësore në rrugë në ato momente duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor kreu veprimet e para në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes si dhe shkaqet e aksidentit.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor", e cila parashikohet nga neni 290 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE