English

Kupa e Mbretit, eliminohet Barcelona

Madrid, 14 Janar NOA - Barcelona është eliminuar nga Kupa e Mbretit në ndeshjen që ka zhvilluar përballë Siviglias. Në sfidën e tyre të parë ekipi i Pep' Guardiolës u mund në fushën e saj me rezultatin 2 me 1 dhe u duhej të kthenin këtë rezultat për tu kualifikuar.

Një gjë e tillë nuk ndodhi pasi Barcelona nuk arriti të fitonte më shumë se rezultati 1 me 0 duke bërë që ata të skualifikoheshin në një të tetat e finaleve të këtij evenimenti.

Goli i vetëm nga Barça u shënua nga Xavi në minutën e 64. për tu përmendur në këtë ndeshje është presioni që ushtroi Barcelona në minutat e fundit të ndeshjes të cilat përfunduan pa rezultat për ekipin.

Ky eliminim i ekipit do të thotë për Guardiolën objektivi i parë që dështon që kur është ulur në këtë bankinë.

r.b/NOA

KOMENTE