English

Zv/Presidenti i BB: Përmbytjet, ju sjellim panel ndërkombëtar ekspertësh

Tiranë, 14 Janar NOA - Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore Philippe Le Houa©rou shprehu sot solidaritet ndaj familjeve që janë prekur nga përmbytjet e mëdha në rajonin e Shkodrës dhe ofroi mbështetjen ndaj, të gjithë atyre që po përpiqen, duke u zhvendosur me familjet e gjënë e gjallë.

Z. Le Houa©rou, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Tiranë njoftoi se Banka Botërore, është duke e mbështetur qeverinë shqiptare, përmes një paneli ndërkombëtar ekspertësh, të cilët po ndihmojnë KESH-in dhe institucionet e tjera analoge që të monitorojnë funksionimin e digave.

"Jemi të gatshëm të ndihmojmë në rehabilitimin e rindërtimin e zonave të dëmtuara në Shkodër, nga ngjarja e të cilës janë prekur jetët e kaq shumë njerëzve", - Le Houérou.

Përmes strategjisë sonë të re të partneritetit për Shqipërinë, ambicia jonë është të vazhdojmë të jemi një partner i besueshëm dhe efektiv i popullit shqiptar, në këtë rrugëtim të mrekullueshëm drejt prosperitetit, - deklaroi Le Houérou.

Në mbyllje të deklarimeve të tij, z Le Houérou tha se "jemi të vendosur për të mbështetur përpjekjet tuaja për të ndërtuar një Shqipëri gjithëpërfshirëse nga pikëpamja sociale, të menaxhuar mirë financiarisht, me një mjedis të qëndrueshëm e që do të bëhet një anëtare me të drejta të plota në BE".

e.r/NOA

KOMENTE