Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përmbytjet, Vendorët dhe qytetarët vërshojnë ndihmat për banorët e dëmtuar
English

Përmbytjet, Vendorët dhe qytetarët vërshojnë ndihmat për banorët e dëmtuar

Tiranë, 15 janar NOA - Shoqata e Bashkive, Komunave dhe Qarqeve ka vijuar me përkrahjen e banorëve të dëmtuar nga përmbytjet në veri të vendit.

Qarku dhe Prefektura e Gjirokastrës njoftojnë se deri në ditën e sotme janë regjistruar 5.8 milion lekë kontribute njësitë, administratë e biznesi vendas ku përfshihen dhe 40 ton pako ushqimore, 24 ton ushqime për blegtorinë.

Ndërkohe qytetarët Paqësor Aliko, Bexhet Cobani, Nikolla Zhulla, Shemo Lamaj, Banush Nora kanë çuar se bashku 500 dengje jonxhë për bagëtinë.

Solidaritetin e kane kthyer në ndihma konkrete Këshilli Qarkut, Prefektura, njësitë vendore të Libohovës, Lazaratit, Cepos, Lunxherise, Dropullit të poshtëm, Këshilli dhe administratës së bashkisë Gjirokastër, kolektivat e Drejtorive të Monumenteve, Bujqësisë, Postës, Shërbimit Spitalor, bordit të kullimit, të rrugëve, ALUIZMIT, të Shëndetit Publik, mësuesit dhe nxënësit e shkollave.

Nga njesitë vendore të Qarkut të Tiranës janë mbledhur deri më sot 4.2 milion lekë si dhe ndihma ushqimore e materiale.

Bashkia Kamëz ka mbledhur 1 milion lekë dhe makineri, Komuna Kashar 1 milion lekë, Komuna Farkë 600 mijë lekë, Komuna Paskuqan 600 mijë lekë, Komuna Zall Herr 400 mijë lekë, Komuna Pezë 200 mijë lekë, Komuna Vaqarr 200 mijë lekë, Komuna Baldushk 100 mijë lekë, Komuna Kërrabë 50 mijë lekë, Komuna Ndroq 50 mijë lekë. Nga Saranda ndihma ka shënuar shifrën 2.6 milion lekë.

Bashkia e qytetit ka arkëtuar nga të ardhurat e veta 1.55 milion lekë dhe ajo e Delvinës 500 mijë, porti detar 2500 euro dhe shumë kolektiva si filialit të Postës, Zyrës së punësimit, drejtorisë së Bujqësisë, të Nënprefekturës etj.

Këshilli i Qarkut Fier ka dërguar një trajler me 230 dengje baze ushqimore për blegtorinë dhe 1 kamion me 250 dengje bari për Komunen Bushat.

Bashkia Divjakë ka dërguar 8 ton ushqim për bagëtinë, Komuna Qendër Mallakastër) ka dërguar 378 dengje bari, Komuna Kuman ka dërguar një kamion me 10 ton miell.

Komuna Cakran ka dërguar një kamion me 7 ton miell.

Komuna Libofshë ka dërguar 200 dengje bari, Komuna Levan ka dërguar një kamion me 10 ton miell, Komuna Zharez ka dërguar një kamion me 10 ton miell,

Komuna Dushk tre makina me ushqim për bagëtinë, Komuna Krutje 360 dengje me bar për bagëtinë, Komuna Kolonjë një trajler me 400 dengje bar, Komuna Bubullime një makinë me jonxhe, Komuna Qendër Mallakastër një makinë me 100 dengje bar.

Nga prefektura Kavajë janë dërguar 2.2 milion lekë. Bashkia Kavajë ka dërguar 1.25 milion lekë dhe 4 makina me ndihma, komuna Golem 550 mijë lekë, komuna Kryevidh 200 mijë lekë dhe 230 pako me ushqime, komuna Lekaj 100 mijë lekë, komuna Luz i Vogël 3 ton ushqime, dhe 3.5 ton për bagëtinë, komuna Helmes 100 mijë lekë.

Në prefekturën e Qarkut Berat janë mbledhur 1.85 milion lekë.

Këshilli i Qarkut ka mbledhur 550 mijë lekë, N/Prefektura e qarkut Skrapar 9 mijë lekë N/Prefektura Kuçove 14 mijë lekë, Drejtoria e Policisë 120 mijë lekë, Drejtoria e Bujqësisë 60 mijë lekë, Shërbimi Pyjor 14 mijë lekë, spitali 100 000 lekë, Drejtoria e Shëndetit 20 000 lekë, Posta 144, 5 mijë lekë, Sig. Shoqërorë 60 mijë lekë, Dogana 100 mijë lekë, Zyra Punës 120 mijë lekë, Inspektorati Punës 7 mijë lekë, Instituti Kujdesit Parësor 37 mijë lekë, Drejtori e Rrugëve 13.5 mijë lekë, Drejtoria e Transportit Rrugor 38.5 mijë lekë, Tatim - Taksa 50 mijë lekë, Drejtoria Arsimore 60 mijë lekë, bordi Kullimit 51 mijë lekë Monumentet e Kulturës 40 mijë lekë, Dhoma e Tregtisë 50 mijë lekë, Firma Erzeni, Agim Arapi 10 mijë lekë. Ndërkohë që Këshillat e qeverisjes vendore po mblidhen për të afruar kontributin përkatës.

Këshilli i Qarkut Vlorë ka dërguar ushqime për bagëtinë në sasitë 336 +336 lidhje bari të thatë afërsisht 20 ton gjithsej me një vlerë prej 336 mijë lekë.

Ndërkohë njoftohemi nga shoqatat përkatëse të të zgjedhurve vendore se më shumë se 150 komuna e bashki të tjera në krejt vendin po formalizojnë ndihmat në këshillat përkatës.

k.k/NOA

KOMENTE