English

Sulmi ndaj Google, Uashingtoni kërkon sqarime ndaj Kinës

Pekin, 15 janar, NOA - Qeveria amerikane ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Kinës për ndërhyrjet masive të hakerëve në gjigantin e internetit Google në Republikën Popullore të Kinës. Pas shqetësimit të bërë publik të ditur nga zëdhënës i Google në San Francisco, Uashingtoni duket se ka nisur në Pekin zhvillimin e bisedimeve për të shqyrtuar sqarimin e rastit. Lajmi është bërë nga një zëdhënës i ministrisë së Jashtme Amerikane, ndërsa shtoi se qeveria amerikane e mbështet vendimin e Google-s, që për shkak të ndërhyrjes të mos respektojë më rregullat e censurës kineze dhe në rast nevoje të tërhiqet nga Republika Popullore e Kinës.

Kjo pas sulmeve ndaj adresave të postës elektronike të aktivistëve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut e me këtë rast, kompania e njohur e internetit Google nuk e di nëse do të vazhdojë më të ofrojë shërbimin në Republikën Popullore të Kinës.

Në mes të dhjetorit ishtë sulmuar masivisht një server i Google dhe firmave të tjera perëndimore, me qëllim depërtimin tek të dhënat e aktivistëve për të drejtat e njeriut.

n.e/NOA

KOMENTE